(VIDEO) KSHZ shpallosi kalendarin zgjedhor, fushata nis në shtator, diaspora nuk do të votojë!

Pasi Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, të shtunën shpalli zgjedhjet lokale, të cilat do të mbahen më 19 tetor, Komisioni Shtetërorë i Zgjedhjeve ka shpalosur kalendarin zgjedhor.
Rrethi i parë i zgjedhjeve për kryetarë komunash dhe anëtarë të këshillave të 80 komunave dhe Qytetit të Shkupit do të mbahet më 19 tetor, ndërsa rrethi i dytë i zgjedhjeve është planifikuar për 2 nëntor, në njësitë e vetëqeverisjes lokale, në të cilat zgjedhjet nuk do të përfundojnë në rrethin e parë.
Fushata zgjedhore për rrethin e parë fillon më 29 shtator në orën 00:00 dhe zgjat vazhdimisht deri më 17 tetor në orën 24:00. Për raundin e dytë, fushata zgjedhore zgjat deri më 31 tetor në orën 24:00.
Nga 23 gushti deri më 11 shtator deri në orën 00:00, Lista e Votuesve do të vihet në dispozicion për shqyrtim publik në të gjitha departamentet dhe zyrat rajonale të KSHZ-së, të cilat do të punojnë në dy ndërrime, ku qytetarët do të jenë në gjendje të kontrollojnë të dhënat e tyre. Lista e Votuesve do të finalizohet jo më vonë se 15 ditë pas përfundimit të shqyrtimit publik, pra më 26 shtator.
Mediat kanë të drejtë të regjistrohen jo më vonë se tre ditë nga shpallja e zgjedhjeve, pra deri më 12 gusht, deri në mesnatë. Regjistrimi i mediave mund të bëhet në një email të posaçëm zyrtar të KSHZ-së të publikuar në faqen e internetit ose direkt në arkivin e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve. Mediat duhet të paraqesin listat e çmimeve jo më vonë se 14 gusht, në mesnatë. – Jo më vonë se 13 gusht, komunat dhe Qyteti i Shkupit janë të detyruar të publikojnë vendet e tyre për vendosjen e paneleve reklamuese dhe billboard-eve për pjesëmarrësit në zgjedhje.
Akreditimet për vëzhguesit vendas dhe të huaj, organizatat joqeveritare dhe institucionet qeveritare mund të dorëzohen në KSHZ nga 10 gushti deri më 9 tetor, pra dhjetë ditë para zgjedhjeve.
Jo më vonë se tre ditë para votimit, KSHZ-ja do t’ua dorëzojë të gjithë materialin konfidencial dhe jo-konfidencial të gjitha 80 komisioneve zgjedhore komunale dhe komisionit të zgjedhur të Qytetit të Shkupit. Një ditë para votimit, komisionet zgjedhore komunale janë të detyruara të dorëzojnë materialin zgjedhor në çdo vendvotim.
Kujtojmë se zgjedhjet lokale në Maqedoni u mbajtën në vitet 1996, 2000, 2005, 2009, 2013, 2017 dhe 2021.
Samir Mustafa /SHENJA/