(VIDEO) Kryetarja e prokurorisë së lartë ka frikë nga politika, nuk dëshiron ta udhëheqë institucionin

Prokurorja Natasha Kërstevska Caleva kërkon që të mos e udhëheq më Prokurorinë e Lartë Publike. Këtë kërkesë ajo e ka dorëzuar tek Këshilli i Prokurorëve Publik. Kryetarja e Këshillit Dushica Dimitrievska thotë se shkaqet e kërkesës së prokurores Kërstevska Caleva ishin të përshkruara shumë shkurtimisht. Sipas saj, prokurorja ka thënë se për shkak se për një kohë të shkurt është në Prokurorinë e Lartë Publike dhe dëshiron që t’i përkushtohet lëndëve të saj, kërkon që të lirohet nga obligimi, udhëheqja e kësaj prokurorie dhe këtë funksion ta ushtroj dikush tjetër.
Por, kërkesën e saj Këshilli i Prokurorëve do ta vendos në seancën e ardhshme. Kryetarja Dimitrievska, nuk tregoi asnjë detaj tjetër se përse prokurorja Caleva ka bërë një kërkesë të tillë.
Dushica Dimitrievska, kryetare e Këshillit të prokurorëve
“Ne do ta shqyrtojmë kërkesën e saj dhe në seancën e ardhshme do të marrim vendim”.
Natasha Kërstevska Caleva për të ushtruar funksionin e shefes së Prokurorisë së Lartë Publike u votua nëjzëri nga Këshilli i Prokurorëve më 10 shkurt, me propozim të prokurorit republikan Lupço Kocevski. Emërimi i saj erdhi pas suspendimit të shefit të Prokurorisë Themelore Publik, Mustafa Hajrullahu, i cili për momentin është suspenduar nga funksioni dhe kundër të cilit ka nsiur procedurë penale dhe disciplinore.
Emine Ismaili Luzha /SHENJA/