(VIDEO) Kryetarja e KE-së: Ndryshoni kushtetutën, Europa është gati

“Ju duhet të bëni ndryshimet e dakorduara kushtetuese. Topi është në fushën tuaj. BE-ja është gati”. Këtë mesazh e dërgoi presidentja e Komisionit Evropian Ursuall Von Der Lejen, pas takimeve që mbajti me krerët e lartë shtetëror në Shkup. Edhe pse nuk ishte e planifikuar që të ketë deklarata për media, përshkak se vendi ndodhet në periudhë zgjedhore, Von Der Lejen, megjithatë e la një mesazh në platformën X.
Ursulla Von Der Lejen, presidente e KE-së
“Ne e mbështesim plotësisht Maqedoninë e Veriut për rrugën e saj drejtë BE-së. Mund të mbështeteni tek ne. Hapi i radhës dhe i vetëm para hapjes së negociatave është i qartë. Ju duhet të bëni ndryshimet e dakorduara. Topi është në fushën tuaj. BE-ja është gati”.
Ajo gjithashtu njoftoi se në Shkup po hapet një fabrikë e inteligjencës artificiale të cilin projekt e paralajmëroi edhe ministri i Transformimit Dixhital para disa dite dhe shtoi se se vendi po i bashkohet Zonës së Përbashkët Evropiane të Pagesave, e për këtë Maqedonia e Veriut po merr 16 milionë euro nga BE-ja.
Ursulla Von Der Lejen, presidente e KE-së
“Ndërkohë, po e afrojmë vendin tuaj me ne. Pikërisht për këtë ka të bëjë Plani i Rritjes! Po hapim një antenë të Fabrikës së Inteligjencës Artificiale në Shkup. Po ju përfshijmë në Zonën e Vetme të Pagesave të Evropës. Dhe po shpërndajmë 16 milionë euro falë reformave që keni bërë”.
Takimet e presidentes së KE-së u mbajtën të mërkurën pasdite.
Nga kabineti i presidentes së shtetit Gordana SIljanovska Davkova kanë bërë me dije se ajo presidenes Von Der Lejen i ka shprehur gatishmërinë për bisedime maqedono-bullgare pas përfundimit të zgjedhjeve lokale.
Kurse nga kabineti i kryeparlamentarit Afrim Gashi pas takimit me Von Der Lejen, njoftuan se kryetari Gashi i ka adresuar sfidat aktuale në këtë drejtim, përfshirë nevojën për të siguruar një proces të qëndrueshëm dhe të drejtë, të mbështetur në parimet dhe vlerat europiane.
Sipas njoftimit të Qeverisë, kryeministri Hristijan Mickoski në takim me presidenten Ursulla Von Der Lejen ka theksuar vendosmërinë e Qeverisë për të përshpejtuar integrimin evropian të vendit përmes rezultateve konkrete dhe përmbushjes së standardeve evropiane.
Emine Ismaili /SHENJA/