(VIDEO) Kryetarja e anti-korrupsionit: Korrupsioni është në këtë shkallë për shkak të gjyqësorit

(VIDEO) Kryetarja e anti-korrupsionit: Korrupsioni është në këtë shkallë për shkak të gjyqësorit

Ndikimi politik,  mungesa e transparencës, si dhe pandëshkueshëmria e të punësuarve në sistemin gjyqësorë, janë disa nga faktorët për korrupsionin e lartë në Maqedoninë e Veriut, sipas kryetares së antikorrupsionit, Biljana Ivanovska. Ajo nënvizoi se sipas indeksit së “Transparency International” ka një përparim shumë të ulët , kryesisht me një pikë politike, dhe  siç thekson ajo,  Maqedonia e Veriut  nuk dallon shumë në renditje nga viti i kaluar.

BILJANA IVANOVSKA, KRYETARE E ANTI-KORRUPSIONIT

“Mendoj që po të mos kishin ndodhur rastet në gjyqësor siç ishte rasti i zgjedhjes së prokurorit, po të mos ishin proceset gjyqësore për funksionarët e mëparshëm perceptimi do të mund të ishte edhe më i mirë por këto ndodhi e kanë bërë që të jetë ashtu siç është”

Sa i përket pjesës se  çfarë është ndërmarrë në luftën kundër korrupsionit, Ivanovska theksoi se institucionet kanë pasur afat kohorë për plotësimin e aktiviteteve për luftimin e korrupsionit. Ajo tha se nuk mund  të lavdërohen se  janë përmbushur detyrimet, por janë duke i analizuar rezultatet e deritanishme që kanë arritur ti akumulojnë.

BILJANA IVANOVSKA KRYETARE E ANTI-KORRUPSIONIT

“Për fat të keq nuk mund të lavdërohemi se këto aktivitete janë të plotësuara, por se sa janë të plotësuara do ta bëjmë publike në periudhën e ardhshme, sepse tani po i mbledhim rezultatet që i marrim nga institucionet, në lidhje me plotësimin e aktiviteteve të parapara me strategjinë nacionale”

Nga antikorrupsioni shtojnë se qytetarët janë të vetëdijshëm se sa ka drejtësi nëpër institucionet tona, apo më respektivisht sa është luftuar korrupsioni, dhe sipas saj në institucionet ku është i pranishëm korrupsioni, domethënë aty mungon demokracia.

Linda Ebibi /SHENJA/

 

MARKETING