(VIDEO) Kryetari i Komunës së Strugës Ramiz Merko ka marrë padinë e tetë

(VIDEO) Kryetari i Komunës së Strugës Ramiz Merko ka marrë padinë e tetë

Kryetari i komunës së Strugës Ramiz Merko ka marrë padinë e tetë me radhë. Kjo padi sipas prokurorisë ka të bëjë me emërimin e paligjshëm të ushtrues detyre drejtor të një shkolle. Siç njofton Prokuroria, personi që ka qenë i emëruar drejtor i shkollës, funksionin e ka ushtruar në periudhën nga 12.01.2022 deri 31.07.2023. Për këtë periudhë siç thotë Prokuroria, janë paguar pagat dhe kontributet për ushtrues detyre drejtor, me çka shkollës i është shkaktuar dëm financiar.

Prokuroria Themelore Publike

I dyshuari, ngarkohet për punë të papërgjegjshme sepse ka sjellë vendim sipas të cilit për ushtrues detyre drejtor i shkollës fillore në fshatin Radolishtë ka emëruar peson i cili nuk i ka plotësuar kushtet. Konkretisht, personi nuk ka pasur përvojë pune prej së paku 5 viteve në punën edukativo-arsimore, siç e parasheh Ligji për arsim fillor”.

Kjo është padia e tetë për kryetarin e komunës së Strugës. Krahas akuzës për punë të papërgjegjshme, kundër tij ka edhe akuza për ndërtim të paligjshëm si dhe për falsifikim të dokumenteve.

Emri i Ramiz Merkos në opinion u riaktualizua verën e kaluar kur Departamenti Amerikan i Shtetit e vendosi në “Listën e Zezë” të SHBA-ve, për shkak të përfshirjes në korrupsion, kurse në fillim të vitit kundër tij nisën përndjekjet penale.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING