(VIDEO) Kryeqyteti pa autobusë, qytetarët presin me orë të tëra, ose ecin kilometra

(VIDEO) Kryeqyteti pa autobusë, qytetarët presin me orë të tëra, ose ecin kilometra

Qytetarët presin me orë të tëra nëpër stacionet e autobuzëve. Të nervozuar, të lodhur dhe të ngrirë ata kërkojnë që qeveria të marrë masa për zgjidhjen e këtij problemi. Të intervistuar nga TV SHENJA ata theksuan se pritjet e gjata janë bërë lodhshme e sidomos tani në ditët e ftohta gjë që mund të jetë shkak i sëmundjeve.

Qytetar

Vallah gjysmë ore jam duke pritur, as andej as këtej nuk kalojnë. Unë jam tu e prit 9 ose 57 me shku në spital nuk ka që 15 minuta gjysmë ore, u ngriva duke pritur. Gati për çdo ditë po ndodh kështu, për çdo ditë i njejti problem. Duhet me pas rregull pak, me dhjetë autobusë krejt qyteti nuk mundsohet bartja e njerëzve”.

Disa të tjerë thanë se është e kotë blerja e biletave derisa nuk ka autobusë.

Qytetare

Vetëm kotë nxorra biletë, se di për çfarë e kam, pres diku 1 orë, prej spitalit shtetëror, 9ën e prita 1 orë edhe një orë udhëtoja, 2 orë, besomni. 9 nuk ka aspak, 35 ka ndonjëherë”.

Qytetare

Nuk ka autobuse por megjithatë nuk është në rregull kjo, paguajmë biletë autobusi por megjithatë nuk është në rregull kjo çfarë po ndodhë, duhet të ketë rend. Me pagesën nuk është në rregull, turp është kjo çfarë po ndodhë në botë. Tanimë gjysmë ore pres autobus”.

Shumë prej tyre po detyrohen që të ecin në këmbë për punët e tyre e disa të tjerë detyrohen të ecin me biçikleta, por meqë është ftohtë edhe lëvizja me biçikletë është e rëndë.

Qytetar

Me të thënë të drejtën dola prej në shtëpi për të pritur autobus e pash se nuk ka u ktheva dhe e mora biçikletën sepse më duhet të shkoj deri në fakultet, jam student në fakultetin filozofik në Kiril dhe Metodi. Është ftohtë me shku me biçiklet, mirëpo arsyeja është se nuk ka autobusë e ne tash duhet të gjejmë një zgjidhje, me shku me taksi secili nuk kemi shumë llogari.”

Qytetar

Jam duke pritur për një orë autobusin 57, çdo ditë është kështu. Dje kam ecur 11 kilometra nga Radishani e deri në Bit Pazar, duhet zgjidhje për këtë popull vetëm për hir të popullit. Nesër do të ketë protestë, do të dalin njerëzit. Pra ky është mëkat dhe turp që nuk ka autobus”.

Të ecësh në këmbë në punë nuk është bërë e detyrueshme vetëm për të rriturit por edhe për nxënësit. Edhe pse nuk patën dëshirë të shfaqen para kamerave, disa nxënës theksuan se vonesa për të arritur në orë për shkak të autobusave nuk është arsyjetim për arsimtarët. Ata thanë se arsimtarët kërkojnë nga nxënësit që të vijnë në këmbë në shkollë mirëpo kjo nuk është aspak e mundur, sidomos tani në këtë të ftohtë, qortime kanë çdo ditë e për këtë nxënësit nuk po munden të gjejnë zgjidhje se cfarë të bëjnë.

Për të premten në orën 13:30 është paralajmëruar protestë para zyrës së kryetares së Qytetit të Shkupit, Danella Arsovskës nga banorët e Shuto Orizarit, të cilët prej kohësh nuk kanë transport publik.

Merxhane Iseni /SHENJA/

MARKETING