(VIDEO) Kryeministri thotë se zjarret rreth Shkupit i kanë ndezur njerëzit

(VIDEO) Kryeministri thotë se zjarret rreth Shkupit i kanë ndezur njerëzit

Zjarret e shumta në Qytetin e Shkupit janë shkaktuar nga faktori njeri dhe për këtë sipas kryeministrit Mickoski, jo vetëm që ka dyshime por ka edhe dëshmi. Foli konkretisht për zjarrin që është shkaktuar mbrëmë vonë në afërsi të liqenit të Smillkovës.  Duke folur për zjarvënijet e qëllimshme, Mickoski tha se për këtë ka edhe persona të arrestuar.

HRISTIAN MICKOSKI – KRYEMINISTËR

“Kemi edhe dëshmi, kemi edhe persona të arrestuar të cilët e kanë bërë këtë, posaçërisht në Qytetin e Shkupit. Sepse të themi zjarri i fundit që ishte në afërsi të liqenit artificial të Smilkovës dhe ajo që ne gjetëm atje, po edhe tre persona të siguruar më vonë, dëshmojnë se ka dyshime të bazuara për një aksion të koordinuar dhe planifikuar“

Shtoi se pas zgjedhjeve lokale do të ketë reforma brenda institucioneve qeveritare duke njoftuar se Qendra për Menaxhim me Kriza dhe Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim do të jenë një institucion dhe do të funskionojnë së bashku.

HRISTIAN MICKOSKI – KRYEMINISTËR

“Duke marrë parasysh se planifikohen reforma në pjesën e ballafaqimit me kriza, respektivisht bashkimin e Qendrës për Menaxhim me Kriza dhe Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, menjëherë pas zgjedhjeve lokale. Vlerësoj se gjithçka për çka po flasim aktualisht do të jetë funksionale dhe do të operacionalizohet”.

Kur jemi tek zjarret kujtojmë se Qeveria ka shpallur gjendje krize dhe në ndihmë të ekipeve anti-zjarr me urdhër të presidentes nga dje është vendosur edhe Ushtria.

Mevludin Imeri /SHENJA/

 

MARKETING