(VIDEO) Kryeministri mbështet bojkotin e marketeve, paralajmëron padi

(VIDEO) Kryeministri mbështet bojkotin e marketeve, paralajmëron padi

Pas thirrjes së qytetarëve, të vetorganizuar në rrjete sociale, për bojkot të marketeve të mëdha, për shkak të çmimeve të larta të produkteve, kryeministri Hristijan Mickoski, ka shprehur mbështetje për qytetarët. Ai tha se ky aksion është i arsyeshëm dhe se institucionet kompetente do të vazhdojnë të ndjekin situatën me çmimet.

Hristijan Mickoski, Kryeministër i RMV-së

Unë personalisht kam mirëkuptim për këtë aksion të qytetarëve dhe këtu nuk duhet të kemi asnjë dilemë, sepse që në fillim kam fol për sjelljen e disa individëve në këtë biznes dhe se në një mënyrë spekulative tentojnë të gjenerojnë përfitime të mëdha. Institucionet, inspektorati i tregut e ndjekin situatën dhe reagojnë në kohë”.

Ndërkaq, i pyetur se a ka informacione se, një pjesë e prodhuesve ankohen se, po shantazhohen nga zinxhirët e mëdhenj të supermarketeve të manipulojnë me ligjin për praktika jofer tregtare i të cilëve u ofrohen marrëveshje speciale ku marzha rritet deri në 40%, dhe se a do ndërmarrë diçka, kryeministri instistoi që të tregohen publikisht se cilat marrëveshje bëjnë shkelje të tilla ligjore.

Hristijan Mickoski, kryeministër i RMV-së

Pas kësaj përmbajtje të pyetjes ekzistojnë dy dilema. Dilema e parë është – nëse kjo ndodhë është absolutisht vepër penale dhe e dyta, ju lutem tregoni se cilat janë ato ty markete, si quhen ato. Tineks dhe Vero!? Në rregull, unë menjëherë pasi të mbarojë këtë konferencë për media do t’iu drejtohem institucioneve kompetente që të marrin menjëherë masa”.

Kujtojmë se, më herët VMRO – DPMNE përmes një komunikate njoftoi se, do të mbështet bojkotin kundër marketeve të mëdha. Nga kjo parti akuzuan tregtarët se, pa asnjë indikacion po shkaktojnë inflacion, duke rritur çmimet në mënyrë çnjerëzore dhe me këtë, duke marrë pjesë drejtpërdrejt në rritjen e varfërisë, duke u pasuruar në kurrizin e qytetarëve përmes shantazhit dhe monopolit dhe sjelljes sociale të papërgjegjshme.

Teuta Buçi /SHENJA/

MARKETING