(VIDEO) Kryeministri i kënaqur me Raportin e BE-së, thotë se janë para Shqipërisë

(VIDEO) Kryeministri i kënaqur me Raportin e BE-së, thotë se janë para Shqipërisë

Ndonëse raporti i progresit për Maqedoninë e Veriut, i publikuar nga Komisioni Evropian, vlerëson se vendi nuk ka shënuar pothuajse asnjë përparim në reformat kyçe, sidomos në drejtësi dhe sundimin e ligjit,  Kryeministri Hristijan Mickoski është shprehur optimistë dhe  i kënaqur.  Ai  tha se ashtu siç ka deklaruar disa herë, vendi ka nevojë për reforma në gjyqësor, për të cilën tha se do të angazhohet tani pas zgjedhjeve.

MARKETING

Description of image

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR I MAQEDONISË SË VERIUT

“Shikoni, po t’i bënim ndryshimet kushtetuese, më të mirët do të ishim, dhe më pas të marrim veto të re, e më pas probleme të reja. Atëherë me siguri do të merrnim 5, do të ishim kampionë, udhëheqës. Por nga ajo që është shkruar atje, unë jam jashtëzakonisht i kënaqur sepse nuk ka kthim prapa. Ka ngecje në disa sfera. E dimë të gjithë, dhe ne e flasim të gjithë këtë”.

Mickoski madje kundërshton disa prej deklaratave të zyrtarëve evropianë, sipas të cilëve, Shqipëria është përpara Maqedonisë së Veriut në procesin e integrimit.

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR I MAQEDONISË SË VERIUT

“Përndryshe nuk mund të pajtohem me konstatimin se ka disa vende të tjera që janë para nesh, për shembull ne jemi shumë para Shqipërisë, kushtimisht thënë, në 8 sfera jemi para Shqipërisë, edhe pse disa nga eurokomisionerët japin deklarata të tilla, siç dhanë. Kështu që kur të analizohet gjendja e shteteve se kush është gati e kush nuk është gati. Nota objektive është se Mali i Zi është i pari, në vendin e dytë jemi ne dhe Serbia dhe më pas vijnë Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova e kështu me radhë”.

Kujtojmë se Komisioni Evropian publikoi më 4 nëntor raportin e progresin për Maqedoninë e Veriut, sipas të cilit vendi nuk ka shënuar aspak përparim në reformimin e sistemit gjyqësor dhe në luftën kundër korrupsionit. Raporti ka përmendur edhe tragjedinë e Koçanit, për të cilën tha se, ky rast zbuloi sfida të qëndrueshme sistemike mbi zbatimin e masave antikorrupsion.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING