(VIDEO) Kryeministri Grek: Injorimi i “Marrëveshjes së Prespës” e rrezikon të ardhmen evropiane të Maqedonisë së Veriut

(VIDEO) Kryeministri Grek: Injorimi i “Marrëveshjes së Prespës” e rrezikon të ardhmen evropiane të Maqedonisë së Veriut

Çdo devijim prej Marrëveshjes së Prespës, do të ketë pasoja në rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së. Kështu ka deklaruar kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis. Ai ka theksuar se Greqia nuk do t’i ratifikojë tre memorandumet për bashkëpunim , derisa siç ka thënë nuk ekziston harmonizim i plotë me dispozitat e Marrëveshjes së Prespës, ndërkaq siç ka theksouar për Telvizionin Skaj, devijimi nga Marrëveshja do të sjellë pasoja edhe në rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut edhe në marrëdhëniet bilaterale.

KYRIAKOS MITSOTAKIS, KRYEMINISTËR I GREQISË

Lidhur me atë se çfarë do të bëjmë, me deklaratë të qartë e paralajmërova edhe Qeverinë e re në Shkup se çfarëdo lloj devijimi nga Marrëveshja, sigurisht se do të ketë pasoja serioze në marrëdhëniet tona Maqedoninë e Veriut, por edhe në rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt Evropës”.

Kryeministri grek rikujtoi paralajmërimin e tij në vitin 2019 se “ratifikimi i Marrëveshjes i obligon ta zbatojnë atë në të ardhmen.

KYRIAKOS MITSOTAKIS, KRYEMINISTËR I GREQISË

Për përcaktimin ‘maqedonas’, për fat të keq është e garantuar në Marrëveshjen e Prespës dhe ky ishte mospajtimi ynë më i madh, përkatësisht prapashtesat kombi maqedonas dhe gjuha maqedonase, dhe jo ‘i Maqedonisë së Veriut’”.

Duke e komentuar vendimin e djeshëm të SYRIZA-s opozitare për t’i parashtruar në Parlament tre memorandumet, kryeministri grek tha se është praktikë e cila “me të vërtetë i arrin kufijtë e absurdit. I pari i qeverisë greke theksoi se i kanë ndjekur ngjarjet politike në Maqedoninë e Veriut dhe që kanë parë se vjen një Qeveri e re, e kanë lexuar atë që ishte thënë dhe siç sqaroi, prandaj kanë zgjedhur të mos i ratifikojnë memorandumet.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING