(VIDEO) Kryeministri grek: Edhe VMRO-ja duhet që të pranojë emrin Maqedonia e Veriut

(VIDEO) Kryeministri grek: Edhe VMRO-ja duhet që të pranojë emrin Maqedonia e Veriut

Shpresoj që ato gjëra që u dëgjuan para zgjedhjeve nuk do të jenë qëndrim zyrtar i Qeverisë së re të Maqedonisë së Veriut pas zgjedhjeve, sepse nëse kjo ndodh do të kemi probleme. Kështu ka deklaruar kryeministri i Greqisë, Kyriankos Mitsotakis, në një intervistë për televizionin grek Alfa” në lidhje me deklaratat nga VMRO-DPMNE për mundësinë e mosnjohjes së emrit Maqedonia e Veriut. Ai tha se edhe nëse Qeveria nuk është dakort me këtë, duhet të ketë respekt në kuadër të vazhdimësisë së shtetit.

KYRIANKOS MITSOTAKIS, KRYEMINISTËR I GREQISË

“Dua të jem i qartë. Unë personalisht nuk kam qenë dakord me Marrëveshjen e Prespës dhe veçanërisht me termat ‘kombi maqedonas’ dhe ‘gjuhë maqedonase. Por unë e pranova Traktatin brenda vazhdimësisë së shtetit dhe e kuptova se, pavarësisht mosmarrëveshjes sime me Маrrëveshjen, duhej ta respektoja atë. Të njëjtat kërkesa ekzistojnë edhe tani nga lidershipi i ri i Maqedonisë së Veriut. Le të bëjmë durim!”

Ai shtoi se deklaratat e zyrtarëve të VMRO-DPMNE-së i papërcjellur me shqetësim dhe se po e pret se me çfarë emri do t’i drejtohet shtetit kryeministri i ri. Përndryshe zyrtarët e VMRO-DPMNE-së, njihen për qëndrimet e tyre që vendit i referohen me emrin e vjetër Maqedonia dhe jo Maqedonia e Veriut. /SHENJA/

 

MARKETING