(VIDEO) Kryekuvendari Gashi: Ndryshimet kushtetuese i vendos në rend dite sapo t’i kërkojë dikush!

(VIDEO) Kryekuvendari Gashi: Ndryshimet kushtetuese i vendos në rend dite sapo t’i kërkojë dikush!

Krerët e koalicionit VLEN, që nga  formimi i qeverisë së re premtuan dhe njëkohësisht dhanë afat 6 muaj  për realizimin e ndryshimeve kushtetuese për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë. Ky afat i bie këtë fundvit, por një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur. E, për këtë sot ka folur kreu i Kuvendit, Afrim Gashi, i cili tha është i gatshëm të vendosë në rend dite ndryshimet kushtetuese sapo dikush ta kërkojë, ndonëse qëndrimi i shumicës qeverisëse është se duhet të presim parashikueshmërinë e procesit. Megjithatë, Gashi thotë se nuk dëshiron t’i komentojë deklaratat politike.

AFRIM GASHI, KRYETAR I KUVENDIT

“Ka qenë një vullnet i një koaliconi politik, d.m.th i cili ka qenë mendim ynë rreth atyreve çështjeve, ai ka qen publik dhe ai nuk ka ndryshuar edhe tani, por siç e dini, për të ndryshuar kushtetutën duhen 2-3 e deputetëve dhe duhen më shumë elemente politike që gërshetohen që të arrihet ai qëllim. Ne po bëjmë punën tonë maksimalisht, unë po munohem të apstrahohem  nga veprimi politik, më shumë jam duke kryer detyrën e kryetarit të Kuvendit, prandaj nuk dua të komentoj deklaratat politike të politikës ditore, por megjithatë sa o përket ndryshime kushtetuese se është e qartë procedura, kur do  të ketë vullnet politik. kur do të ketë marveshje, ideja është që të fillojnë dhe të mbarojnë sa më shpejtë, që t’i hapim negociatat, t’i mbyllim ma shpejtë dhe vendi të bëhet anëtare e BE-së”.

Ndërkaq, Gashi tha se do të konsultohet me Gjykatën Kushtetuese nëse ekspertë ligjor konsiderojnë se është jokushtetuese dhe e paligjshme që Parlamenti të shkarkojnë anëtarët e Këshillit Gjyqësor të cilët janë zgjedhur nga Kuvendi që të mos bëjnë gabim ligjor, duke shtuar se nuk përjashtohet mundësia e fillimit të procedurës për shkarkimin e pesë anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të zgjedhur në Kuvend.

AFRIM GASHI, KRYETAR I KUVENDIT

“Raporti negativ për punën e Këshillit Gjyqësor do të thotë se Kuvendi në njëfarë mënyre i revokon dhe se mund të fillojë procedura për shkarkimin e tyre dhe emërimin e të rinjve. Procedura është e specifikuar në Rregulloren e Punës. Komisioni për Zgjedhjet dhe Emërimet, ashtu siç i ka emëruar, në të njëjtën mënyrë do të shkarkohen dhe kështu do të vazhdojë emërimi i anëtarëve të rinj të Këshillit Gjyqësor. Nga Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime varet se kur do të fillojë procedura, në rend dite do të jetë sapo të ketë kushte për atë çështje”.

Kreu i Kuvendit gjithashtu foli edhe për pesë interpelancat të dorëzuara në Kuvend për disa prej ministrave , në të cilën është edhe deputetja e Frontit Europian, Ilire Dauti, e cila është edhe kryetare e Komisionit për Punë dhe Politikë Sociale. Gashi infrmoi kjo interpelancë do të vendoset në rendë dite pas festave të fundëvitit, gjegjësishtë pas 10 janarit.  Samir Mustafa /SHENJA/

 

MARKETING