(VIDEO) Krerët shtetërorë: Duhet të shtrijmë dorën dhe të respektojmë dallimet!

(VIDEO) Krerët shtetërorë: Duhet të shtrijmë dorën dhe të respektojmë dallimet!

Krerët e lartë shtetëror kanë uruar festën e Kurban Bajramit. Kryeparlamentari Afrim Gashi në urimin e tij thotë se me angazhim të përbashkët, të gjithë do të vazhdojmë të forcojmë bashkëjetesën, tolerancën dhe humanizmin në vendin tonë.

MARKETING

AFRIM GASHI, KRYEPARLAMENTAR

“Kjo ditë e ndritshme sakrifice na kujton rëndësinë e besimit, mirësisë dhe kujdesit për të afërmin. Le të sjellin ditët festive paqe shpirtërore, shëndet dhe begati në shtëpitë tuaja. Solidariteti dhe mëshira që e karakterizojnë traditën e Kurban Bajramit le të shërbejnë si nxitje për respekt dhe unitet edhe më të madh të ndërsjellë në shoqërinë tonë multikulturore”.

Presidentja e vendit Gordana Siljanovska Davkova në urmin e saj porositi që të mbështetemi te njëri-tjetri, të zhvillojmë empati dhe solidaritet, dhe të mbrojmë në thelb mirëqenien e të gjithë bashkëqytetarëve tanë.

GORDANA SILJANOVSKA DAVKOVA, PRESIDENTE

“Si një festë dhënieje dhe ndihme, Kurban Bajrami nxjerr në pah fisnikërinë e njeriut, duke na motivuar të kujdesemi për të gjithë anëtarët e komunitetit. Si shoqëri, ne gjithmonë jemi dalluar me solidaritet, bashkim, respekt dhe kujdes, dhe duhet të vazhdojmë ta ruajmë dhe kultivojmë këtë”.

Kryeministri Hristijan Mickoski tha se vendi duhet të ndërtohet me mirëkuptim, respekt, besim dhe tolerancë të ndërsjellë dhe se kjo arrihet  vetëm nëse jemi të bashkuar.

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR

“Festa e Kurban Bajramit na kujton vlerat dhe parimet e vërteta në jetë, që janë të bëjmë vepra të mira, të ndihmojmë dhe të jemi humanë, sepse humanizmi dhe solidariteti janë cilësitë më të mëdha njerëzore. Komuniteti islam dhe të gjithë besimtarët e tij janë pjesë e këtij vendi, prandaj duhet të shtrijmë dorën dhe të respektojmë dallimet, sepse vetëm në këtë mënyrë do të ndërtojmë një vend me qytetarë të lumtur dhe të kënaqur”.

Edhe përfaqësues të tjerë të skenës politike e uruan festën e Kurban Bajramit. Medina Ajeti Ali /SHENJA/

 

MARKETING