(VIDEO) Krerët e VLEN-it: Arben Taravari u vetëpërjashtua!

Koalicioni VLEN mbetet me 3 parti, pasi vendimi i djeshëm i Aleancës për Shqiptarët, krahu i Arben Taravarit, për të dalë në zgjedhjet lokale me lista të veçanta. Kjo ka bërë që tre liderët e mbetur ta shpallin kreun e Aleancës për Shqiptarët të vetpërjashtur. Njëri ndër krerët e VLEN-it, Izet Mexhiti, pas mbledhjes së koalicionit, tha se në momentin kur Taravari ka sjellë vendim në mënyrë unanime, pa u konsultuar me partitë e tjera të koalicionit “ai është vetpërjashtuar nga koalicioni. Pavarsisht të gjithë kësaj, Mexhiti tha se koalicioni VLEN, në zgjedhjet lokale do të garojë me lista të përbashkëta për këshilltarë dhe me kandidatë të përbashkët për kryetarë të komunave.
IZET MEXHITI, KRYETAR I LËVIZJES DEMOKRATIKE
“Koalicioni i Ndryshimit VLEN vlerëson se vendimi për të dalë në zgjedhje me lista të ndara për këshilltarë, kur ajo ishte një temë e absolvuar në VLEN, nuk është i bazuar as në qëndrimet e bazës, as në opinionet e votuesit të ASH-së, e as në sondazhe të paanshme. Ky është një vendim i marrë për interesa të të BDI-së, të cilat publiku do t’i kuptojë shumë shpejt dhe për të cilat z. Taravari do të duhet të japë shpjegime përpara shqiptarëve, por edhe para votuesve të VLEN-it”.
Ndërkaq, i pytur se a do ta përkrahin në ndonjë komunë Taravarin, Mexhiti nuk u përmbajtë aspak për ish bashkëpartnerin e tij, me të cilin në zgjedhjet e fundit të para një viti garuan së bashku në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale.
IZET MEXHITI,KRYETAR I LËVIZJES DEMOKRATIKE
“Mendoj se edhe z.Taravari mo nuk e din se çka flet. Mendojs e nuk ka praktikë në Maqedoni pra, të dalësh me kandidatë tu dhe dikush të bashkëpunojshë me BDI, dikun me VLEN-in, dikun me VMRO-në, dikun me LSDM-në, ndoshta me edhe me Levicën, kjo është më qesharake, jo serioze dhe mendoj që këtu duhet të fletë më antarsia e ASH-së, jo z.Taravari”.
Duke folur për Taravarin, Mexhiti tha se ai dëshiron ta luajë rolin e viktimës dhe tha se ai i vetëm nuk do të mundet ta fitojë asnjë komunë, ndërsa u bëri thirrje votuesve të ASH-së që të distancohen, siç tha ai, nga “politika përçarëse e Taravarit”. Ka disa javë që ka filluar debati publikë mes krerëreve të VLEN-it, her mes Mexhitit dhe Taravarit, e her mes Bilall Kasamit dhe Taravarit. Kujtojmë se kolicioni VLEN u formua një vit më parë dhe garuan së bashku në zgjedhjet e fundit.
Samir Mustafa /SHENJA/