(VIDEO) Krerët e shtetit dhe partive me mesazhe urimi për Pashkët

(VIDEO) Krerët e shtetit dhe partive me mesazhe urimi për Pashkët

Mesazhe të Pashkëve për shëndet, gëzim dhe lumturi të pamasë, të mbushura me paqe e harmoni shpirtërore, kanë dërguar sot kreu i shtetit, kryeparlamentari, kryeministri, si dhe liderët e partive politike.

Në urimin drejtuar qytetarëve, presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski bën thirrje për pjesmarje aktive në proceset e ndërtimit të shtetit, frymëzon për bashkëjetesë dhe harmoni mes tyre.

STEVO PENDAROVSKI, PRESIDENT

“Duke ndjekur shembullin e Krishtit, le të bashkohemi rreth vizionit të një shoqërie humane, të drejtë dhe të begatë, në të cilën do të ketë vend për të gjithë, sepse çdo person, pavarësisht nga përkatësia etnike, fetare, gjuhësore, sociale, politike apo çfarëdo përkatësie tjetër, është fqiu  ynë”.

Kryetari i Kuvendit, Jovan Mitreski, uroi që ditët e festave të kalojnë me shëndet, gëzim dhe lumturi të pamasë, të mbushura me paqe shpirtërore dhe harmoni. Ai thotë se festa e sotme duhet të na ndihmojë  që të bashkohemi për t’i tejkaluar të gjitha sfidat.

JOVAN MITRESKI, KRYETAR I KUVENDIT

“Të ndajmë, të japim një dorë, të përhapim mendime të mira dhe ta duam dhe ta shijojmë jetën. Pashkët, si festë shprese, të sjellin mirëqenie dhe unitet në zemrat tona për të gjithë, pa dallim feje. Të urojmë së bashku një botë më të mirë, më shumë ndjeshmëri dhe mirëkuptim, një botë pa konflikte, me tendencë për të zgjidhur të gjitha keqkuptimet me dialog dhe kompromis”.

Mesazh urimi për besimtarët ortodoks ka dërguar edhe kryeministri Talat Xhaferi, i cili bën thirje për respekt të ndërsjellë ndaj sfidave që kërcënojnë paqen në botë.

TALAT XHAFERI, KRYEMINISTËR

“E mira e përbashkët, është një përcaktim i bekuar njerëzor dhe ajo mund të arrihet vetëm nëse respektohen postulatet bazë të cilave u referohen shembujt e shumtë në histori. Sidomos në kontekstin e sotëm, kur njerëzimi dhe bota për çdo ditë përballen me sfida të ndryshme, nevojiten më shumë se kurrë mesazhet e shpresës, unitetit dhe besimit në atë të mirë të përbashkët, të bazuar mbi praktikimin e vlerave universale”.

Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, në urimin e tij bën thirrje për harmoni dhe unitet në shoqërinë tonë.

 DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYETAR I LSDM-SË

“Në këtë festë të madhe le të kemi paqe e qetësi në shpirtin tonë, dhe lumturia dhe mençuria do të jenë udhërrëfyesit tanë për të ardhmen. Festa e sotme simbolizon fitoren e jetës mbi vdekjen. Ky është një mesazh i fortë se vendimi është i vështirë për t’u marrë, sidomos kur bëhet fjalë për gjëra të mira”.

Në urimin e Pashkëve nga kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, thuhet se ringjallja është vërtetim se shpresa gjithmonë do të fitojë, se vullneti, dashuria dhe besimi njerëzor mund të kontribuojnë për një botë më të bukur.

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYETAR I VMRO-SË

“Të mësuar nga parimet e krishtera, të duam vendin tonë, të duam fqinjin tonë, të bëjmë gjithçka për ta bërë të nesërmen më të mirë se sot. Le të vulosim ndryshimet e ardhshme me një fitore të fortë, në mënyrë që vitin e ardhshëm të festojmë Pashkët me buzëqeshje shumë më të mëdha kënaqësie si komb”.

Festa e pashkëve është një ndër festat më të mëdha të besimit  të krishterë. Ajo është një festë që ndërthur besimin dhe traditën, të dashura që nga kohëra të lashta, ndërsa fillon të Enjten e madhe  para lindjes së diellit, kur amviset lyejnë vezët e para të Pashkëve. /SHENJA/

 

MARKETING