(VIDEO) Kovaçki i VMRO-së: Spasovski të përgjigjet përse gënjeu për automjetin e Palevskit?!

(VIDEO) Kovaçki i VMRO-së: Spasovski të përgjigjet përse gënjeu për automjetin e Palevskit?!

Ministri i  Brendshëm, Oliver Spasovski është i obliguar t’i përgjigjet opinionit në vend pse më 4 dhjetor në konferencën e tij për shtyp, ai gënjeu se automjeti i Palevskit, në të cilin u rrëmbye Vanja, nuk ishte regjistruar në sistemin e kamerave “Qyteti i sigurt” para datës 27 nëntor, gjegjësisht një ditë para vrasjen, thotë Dragan Kovaçki, deputet nga radhët e VMRO-së. Ai e ka pyetur ministrin Spasovski përse për disa ditë rresht dhe ai nuk pranon të përgjigjet për dështimin e dukshëm dhe fatal të MPB-së, pasojë e të cilit është rrëmbimi dhe vrasja e Vanjës.

DRAGAN KOVAÇKI, DEPUTET NGA RADHËT E VMRO-SË

“Publikisht e pyesim ministrin Spasovski nëse automjeti është regjistruar në kamera para datës 27 nëntor, gjegjësisht më 24 nëntor në ora 6:30 në hyrje të Shkupit në afërsi të Maxharit në urën te Agroservice, Për më tepër, a u pikas automjeti nga kamerat e qytetit të sigurt në të njëjtin vend të nesërmen, më 25 nëntor në orën 21:15. Më në fund, a është vërejtur automjeti në kamera ditën fatale të 27 nëntorit në orën 7:42 të mëngjesit në afërsi të “Aleksandar Palas” dhe Zlokuçanit”

Deputeti i VMRO-së e pyet ministrin nga radhët e LSDM-së se si është e mundur që ai automjet të kalojë i pakontrolluar në lokacionin më të siguruar në vend në atë moment, për shkak të përgatitjeve të për mbajtjen e Samitit të OSBE-së.

/SHENJA/

 

MARKETING