(VIDEO) Kovaçevski: Ndërtimi i korridoreve nuk do të ndalet

(VIDEO) Kovaçevski: Ndërtimi i korridoreve nuk do të ndalet

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot në një takim me gazetarët theksoi se askush nuk mund të ndalojë ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10D. Ai thotë se ligjet që kanë të bëjnë me ndërtimin e korridoreve, të shënuara me flamurin evropian, duhet të miratohen pas një procedure të shkurtuar. Sipas tij atë po e kërkojnë edhe kompanitë vendore, sepse e përshpejton procesin.

DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMINISTËR

“Nuk kemi folur shumë për ‘Bechtel dhe Enka’ me partnerët tanë amerikanë, sepse është votuar ligjërisht në Parlament. Nuk kishte asnjë deputet kundër. Projekti tashmë ka nisur, makineritë janë në terren dhe nuk do të ndalen. Ndryshimet ligjore duhet të kalojnë në Kuvend, sepse puna në terren është përshpejtuar”.

Kovaçevski tha se opozita po bllokon gjithçka që e çon vendin përpara. Duke aluduar për ish-kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, tha se ai është në një vend anëtar të BE-së, ndërsa partia e tij po përpiqet të bllokojë integrimin e vendit në BE.

DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMINISTËR

“SHBA është partneri ynë strategjik. Në një intervistë, Escobar ka shprehur mbështetjen e tij për vendimet që duhet të vijnë nga Kuvendi, ndërsa mesazhi ka qenë direkt për opozitën, për votimin e ndryshimeve kushtetuese. Ata që bllokojnë procesin nuk kanë asnjë fitim”.

Kavaçevski tha se ai që ka bllokuar procesin përfundoi në BE dhe ne të tjerët qëndrojmë aty ku jemi. Kryeministri theksoi se opozita bllokon gjithçka që e çon vendin përpara. “Opozita të mos më mbështesë mua, por qytetarët, ky ka qenë edhe urdhër i Blinkenit”, tha Kovaçevski.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING