(VIDEO) Kovaçevski: Mickoski po gënjen për të tretën herë, shumica do të forcohet

(VIDEO) Kovaçevski: Mickoski po gënjen për të tretën herë, shumica do të forcohet

Kryeministri Dimitar Kovaçevski I është përgjigjur akuzave të kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, për kërcënimet  mbi deputetët e shumicës që dëshirojnë zgjedhje të parakohshme. Kovaçevski tha se Mickoski është një njeri që me një gënjeshtër dëshiron të mbulojë një tjetër gënjeshtër.

DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMINISTËR

“Kjo është gënjeshtra e tretë e Mickoskit. Para 1 viti ishte që në Kuvend ishin 61 deputetë për rrëzimin e qeverisë, pastaj para vitit të ri tha se ishin 61 deputetë, dhe tani thotë se ka struktura gjysmë kriminale, nuk e di çfarë është ajo fjalë, ka struktura kriminale apo të ndershme, ne në LSDM jemi të  ndershëm. Të gjitha vendimet janë marrë bashkarisht në parti. Askush nga partia nuk kërkoi nga deputetët si Mickoski  deklarata të notarizuara, për t’i mbajtur peng. Ashtu siç Apasiev mban peng Mickoskin. Nuk ka presion, deputetët vendosin të pavarur dhe pa presion”.

Kovaçevski theksoi se deputetët jo vetëm që janë të lirë të vendosin sipas mandatit që e kanë marrë dhe pozitës së tyre politike në parti, por paralajmëroi se shumica parlamentare do të jetë më e madhe se sa është sot.

Medina Ajeti /SHENJA/

 

 

MARKETING