(VIDEO) Kovaçevski: Ka shanse reale që Aleanca për Shqiptarët të hyjë në Qeveri

(VIDEO) Kovaçevski: Ka shanse reale që Aleanca për Shqiptarët të hyjë në Qeveri

Zërave për hyrjen e Aleancës për Shqiptarët në Qeveri iu bashkuar edhe sot kryeministri Dimitar Kovaçevski, i cili  deklaroi  se ASH,  mund të bëhet pjesë e Ekzekutivit, por se kjo sipas tij, varet nga dialogu politik. Kovaçevski me këtë rast përsëriti qëndrimin e tij, se  të gjithë ata që dëshirojnë t’i bashkohen konceptit për një Maqedoni evropiane, tani është koha që ta bëjnë atë.

DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMINISTËR I MAQEDONISË SË VERIUT

“Lidhur me Aleancën për Shqiptarët, kam thënë se Aleanca ka shprehur vullnetin politik, se është për konceptin evropian të shtetit. Se a do të hyjë në Qeveri, po ekzistojnë shanse për këtë, ashtu siç kanë thëne edhe liderët e tjerë politikë. Se a do të ndodh kjo, varet nga dialogu politik, i cili dialog gjithmonë ka dy aspekte, njëri është programor, tjetri është kadrovik, dhe derisa nuk ndodh diçka e tillë nuk mundemi të jemi të sigurt se do të ketë edhe një partner të ri qeveritar”

Ndërkaq, zëdhënësi i   partisë  opozitare VMRO-DPMNE,  Naum Stoillkovski, ka përsëritur qendrimin e partisë së tij, se janë kundër hyrjes së ASH-së në qeveri, ai madje tha se Taravari u bë kryetar komune me votat e VMRO-së, tani  sipas tij, vrapon pas qeverisë.

NAUM STOILKOVSKI-ZËDHËNËS I VMRO-DPMNE

“Kur Aleanca premton ndryshime kushtetuese pa e pyetur popullin, kjo quhet gënjeshtër. Gjithashtu është gënjeshtër kur Taravari bëhet kryetar i Gostivarit me votat e VMRO-DPMNE-së, kurse pastaj vrapon që të hyjë në qeverinë e BDI-së dhe LSDM-së dhe gjithashtu quhet gënjeshtër kur Taravari thotë se faktori ndërkombëtarë ka kërkuar nga ai të hyjë në Qeveri”

Qëndrim të njejtë kanë edhe nga Lidhja Demokratike e Maqedonisë, të cilët vlerësojnë se ideja e rritjes së shumicës parlamentare do të intensifikojë edhe më shumë pakënaqësitë e qytetarëve.

LIDHJA DEMOKRATIKE E MAQEDONISË (LDM)

“Përndryshe edhe me përbërjen aktuale të Qeverisë janë shkelur zgjidhjet themelore nga Marrëveshja Kornizë e Ohrit, si dhe normat e “Badenter” dhe “Balancuesit” që rrjedhin prej saj. Nëse duam institucione funksionale, kushtet prioritare për poste drejtuese në qeveri duhet të jenë ekspertiza, profesionalizmi, integriteti personal dhe rezistenca ndaj ndikimeve partiake dhe kriminale.

Për  hyrjen eventuale të  ASH-së në qeveri, gjatë ditës së djeshme ka folur edhe  kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti. Ai tha se shumica qeveritare është stabile, por po tentohet të krijohet një Aleancë për Evropën e Bashkuar. Ahmeti deklaroi se  tani është koha që të reflektojnë të gjithë nga pak, sipas tij, të mposhtin krenarinë dhe të shohin se si do ta ndërtojnë një front për ta përshpejtuar rrugën drejt BE-së.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

MARKETING