(VIDEO) Kovaçevski: Familja nuk ka udhëtuar në SHBA me paratë e shtetit

(VIDEO) Kovaçevski: Familja nuk ka udhëtuar në SHBA me paratë e shtetit

Kryeministri Kovaçevski vlerëson se nuk duhet të dorëzojë fatura për udhëtimet e anëtarëve të tjerë të familjes së tij, megjithëse thotë se deri më tani udhëtimet e tyre nuk kanë qenë asnjëherë në llogarinë e shtetit, përfshirë edhe shpenzimet e gruas së tij e cila nuk e shoqëron shpesh jashtë vendit.

DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMINISTËR

“Isha në SHBA për një festë të jashtëzakonshme, pata nderin të jem kryeministër i parë maqedonas që foli në Këshillin e Sigurimit pas 30 vitesh nga anëtarësimi ynë në OKB. Unë kam udhëtuar me shpenzimet e shtetit, por familja jo. Udhëtimet private të anëtarëve të tjerë të familjes sime nuk kanë qenë kurrë në kurriz të vendit. Nëse më duhet të dorëzoj faturat, do ta bëj”.

Fëmijët e mi udhëtojnë si të gjithë fëmijët. Për shembull, djali im luan futboll dhe shpesh shkon jashtë vendit. Por, është e panevojshme që të dorëzoj fatura, çdo qytetar ka të drejtë të udhëtojë me mjetet e veta – theksoi kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Меdina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING