(VIDEO) Kovaçevski bartës liste në njësinë zgjedhore numër 1

(VIDEO) Kovaçevski bartës liste në njësinë zgjedhore numër 1

Dimitar Kovaçevski do të jetë bartës liste në njësinë zgjedhore numër 1. Për njësitë e tjera zgjedhore, kryetari i LSDM-së thotë se ende nuk janë definuar kandidatët, për shkak se po rrjedhin procedurat. Megjithatë, shton se do të publikohen brenda dy javësh në pajtm me afatet dhe rregulloren e partisë.

Dimitar Kovaçevski, kryetar i LSDM-së

”Sa i përket listave të kandidatëve për zgjedhjet parlamentare kam thënë se LSDM do të ketë bartës në 6 zonat zgjedhore. Për momentin po rrjedh procedura për nominimin e kandiatëve për listat e deputetëve. Mund të ju them se kemi mbi 1000 kandidat potencial për të propozuar nga organizatat e komunave, nga të cilët 700 kanë paraqitur kandidatura dhe për momentin sekretariati i partisë punon me organizatat komunale në seleksionimin fillestar dhe më pas vjen procedura e Komitetit Ekzekutiv”.

Tashmë është bërë e qartë se partnerët LSDM dhe BDI do të dalin me kandidatë të veçantë në zgjedhjet presidenciale dhe me kandidatë të veçantë në të gjitha 6 njësitë zgjedhore mbarë vendit. Vetëm do të garoj edhe VMRO-DPMNE. Kurse partitë shqiptare, Besa, Alternativa, Partia Demokratike dhe Aleanca për Shqiptarët e Arben Taravarit, do të garojnë së bashku si koalicioni VLEN.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING