(VIDEO) Kosova notë proteste Maqedonisë së Veriut për keqtrajtimin e presidentes në aeroport

(VIDEO) Kosova notë proteste Maqedonisë së Veriut për keqtrajtimin e presidentes në aeroport

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka njoftuar se I ka dërguar një notë proteste autoriteteve të Maqedonisë së Veriut pas incidentit të së enjtes në aeroportin e Shkupit me Presidentet Vjosa Osmani. Në njoftimin e ministrisë, kërkohet që autoritetet e Maqedonisë së Veriut, të ndërmarrin masa të menjëhershme për të hetuar këtë rast dhe për të siguruar që ngjarje të tilla të mos përsëriten në të ardhmen.

MINISTRE E PUNËVE TË JASHTME E KOSOVËS

Ministrja Gërvalla ka paraqitur një notë proteste pranë autoriteteve të Maqedonisë së Veriut, duke kërkuar sqarim të menjëhershëm dhe të plotë për këtë incident”.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës thekson se presidentja Osmani u ballafaqua me trajtim të papërshtatshëm dhe të kundërligjshëm nga ana e pjesëtarëve të sigurimit të aeroportit.

Edhe Presidenca e Kosovës kërkoi nga autoritetet në Shkup që “në vend të arsyetimeve dhe lejimit të propagandës kundër Kosovës”, me urgjencë të trajtojnë këtë rast dhe të merren masa “ndaj zyrtarëve që kanë bërë këtë sulm ndaj Republikës së Kosovës”. Presidenca ka shprehur indinjatën e saj për deklaratat e papranueshme të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut dhe ka treguar protokollin dhe privilegjet diplomatike.

PRESIDENCA E KOSOVËS

MPB-ja e Maqedonisë së Veriut ka arsyetuar në tërësi kërkesën për ta skanuar telefonin e Presidentes, i cili përdoret për komunikime zyrtare dhe çështje të sigurisë nacionale. Presidentja Osmani ka refuzuar këtë kërkesë, duke iu referuar këshillave të institucioneve të sigurisë. Gjithashtu, Aeroporti i Shkupit dhe MPB-ja kanë pranuar se urdhëri për kontrollin ka qenë i dhënë nga MPB-ja e Maqedonisë së Veriut, duke e shkelur kështu praktikën diplomatike”.

Në reagimin e Presidencës, thuhet se situata në Aeroportin e Shkupit nuk mund të shpjegohet e as të vlerësohet ndryshe, përveçse si një provokim i pastër dhe tendencë për të shkaktuar incident.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING