(VIDEO) Kos: Edhe pas ndryshimeve kushtetuese nuk ka garanci se nuk do të ketë pengesa

(VIDEO) Kos: Edhe pas ndryshimeve kushtetuese nuk ka garanci se nuk do të ketë pengesa
AFET - Exchange of views with Marta Kos, Commissioner for Enlargement

“Askush nuk mund t’i japë garanci Maqedonisë së Veriut se, nëse tani e ndryshon Kushtetutën, se nuk do të ketë më pengesa në rrugën drejt Bashkimit Evropian”. Kështu deklaroi komisionerja evropiane për zgjerim, Marta Kos, në një intervistë për Redaksinë Evropiane të Lajmeve në përgjigje të pyetjes së MIA-s nëse BE-ja dhe vendet anëtare mund të garantojnë që pas ndryshimeve kushtetuese nuk do të ketë bllokada të reja për shkak të çështjeve bilaterale që lidhen me identitetin, gjuhën ose historinë.

MARTA KOS, KOMISARE PËR ZGJERIM

E kuptojmë që kjo nuk është një çështje e lehtë ndryshim i Kushtetutës. E kuptojmë dhe është shumë njerëzore dhe e kuptueshme që vendi juaj dëshiron të ketë garanci pas gjithçkaje që ka kaluar. Nuk mund të ketë garanci, por ajo që pres nga të gjitha vendet anëtare kur ka çështje bilaterale, është që bisedat të zhvillohen me vullnet të mirë dhe me vizion për të arritur një kompromis” .

Ajo theksoi se kjo nuk do të thotë që Komisioni Evropian nuk po punon për t’i ndihmuar vendit të fillojë negociatat sipas klasterëve, duke theksuar se është personalisht e angazhuar për çështjen bilaterale me Bullgarinë.

MARTA KOS, KOMISARE PËR ZGJERIM

Do të ishte më mirë që çështjet bilaterale të mos përzihen në procesin e anëtarësimit. Kjo nuk do të thotë që çështjet bilaterale nuk janë të rëndësishme. E dini, mund ta kuptoj që Hungaria po lufton për pakicën e saj në Ukrainë. Mund ta kuptoj që edhe Bullgaria po bën të njëjtën gjë, por është e keqe kur kjo ndërhyn në mënyrë të vërtetë në procesin e anëtarësimit”.

Kos përmendi shembullin e Shqipërisë, e cila ka bërë përparim të dukshëm pas ndarjes nga Maqedonia e Veriut, por theksoi se BE-ja nuk do të lërë pas asnjë vend të Ballkanit Perëndimor. Ajo rikujtoi se zgjerimi i BE-së mbetet një proces i bazuar në meritë dhe reforma të brendshme.

Para dy ditësh, ministri i Jashtëm bullgar Georg Georgiev në një intervistë për televizionin bullgar “BG on Air” tha se përfshirja e bullgarëve në Kushtetutë është kushti i parë, por jo i vetmi për fillimin e negociatave të Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në Bashkimin Evropian, sepse nuk është bilateralizëm, por zbatim i konsensusit evropian. /SHENJA/

 

MARKETING