(VIDEO) Konkurs për 14 persona që do të punojnë në Korridoret 8 dhe 10 D

(VIDEO) Konkurs për 14 persona që do të punojnë në Korridoret 8 dhe 10 D

Ndërmarrja Publike Rrugët Shtetërore publikoi shpallje për punësimin e 14 personave për të punuar në Njësinë e projektit për zbatimin e projektit për ndërtimin e katër autostradave në korridoret 8 dhe 10-d që do të ndërtohen nga konsorciumi amerikano-turk “Bechtel dhe Enka”. Punësimi do të jetë për një periudhë të caktuar, deri më 22 janar 2028, gjegjësisht deri në përfundimin e projektit.

Punonjësit,  do të punojnë në një turn , 40 orë në javë dhe do të paguhen nga 29.866 deri në 70.052 denarë, varësisht nga pozicioni i punës .

Shpallja është e hapur deri më 25 prill dhe drejtori i Ndërrmarrjes rrugët shtetërore  do të formojë një komision për përzgjedhjen e kandidatëve që mund të shqyrtojë kandidatët e regjistruar nga 45 deri në 120 ditë, që do të varet nga numri i tyre.

Pozicioni më i paguar është për një person – asistent i koordinatorit kryesor dhe përgjegjës të projektit, i cili duhet të jetë inxhinier ndërtimi. Paga bazë e ofruar është 70.052 denarë, me tetë orë punë ditore në turnin e parë.

Kërkohet gjithashtu një koordinator i njësisë së përgatitjes së projektit. Kandidati për këtë pozicion duhet të ketë diplomë të një prej fakulteteve të shkencave sociale. Paga mujore neto është 60.005 denarë për 40 orë punë në javë. Kërkohet edhe koordinator “e njësisë së performancës teknike të projektit”, i cili duhet të jetë inxhinier ndërtimi me pagë prej 65.029 denarë.

Për realizimin e projektit kërkohen edhe katër specialistë për shpronësimin e pronave. Kandidatët duhet të kenë diplomë në shkencat sociale. Për ta do të jetë i njëjti orar i punës prej 40 orësh dhe do të marrin pagën bazë prej 45.045 denarë. Kërkohet përkthyes të gjuhës angleze dhe një reporter për projektin me pagë prej 45.045 denarë.

Kërkohen edhe dy administratorë që mund të kenë arsim të mesëm dhe do të marrin pagë neto prej 30.000 denarë. Për të njëjtën pagë kërkohen dy shoferë të paktën me arsim të mesëm.

Në njoftim hapen edhe pesë vende pune për “specialistë të investimeve dhe ndërtimit të rrugëve”. Këta do të ishin inxhinierë ndërtimi me tri vite përvojë pune me pagë prej 55.037 denarë. Për të njëjtën pagë kërkohet një “urbanist”, një topograf, si dhe dy “specialistë për përgatitjen, krijimin dhe monitorimin e dokumentacionit të projektit”. Këtë pagë do ta marrin edhe dy persona që kuptojnë mbrojtjen e mjedisit, një inxhinier elektrik që kupton objektet energjetike dhe një inxhinier trafiku.

Më 8 mars, qeveria nënshkroi kontratën për ndërtimin e autostradave nga korridoret 8 dhe 10-d me konsorciumin amerikano-turk “Bechtel dhe Enka”. Projekti peshon 1.3 miliardë euro dhe përfshin ndërtimin e gjithsej 110 kilometra autostradë. /SHENJA/

 

MARKETING