(VIDEO) Konferencë rajonale, ballkanasit bëhen bashkë për të luftuar korrupsionin

(VIDEO) Konferencë rajonale, ballkanasit bëhen bashkë për të luftuar korrupsionin

Gjetja e zgjidhje për luftën kundër korrupsuionit, inkurajimi i luftës së përditshme për integritet dhe krijimi i mekanizmave për paralandalimin e korrupsioni si dhe kërkimi i llogaridhënies përmes reformave sistematike dhe institucioneve transparente ishin elemenet në të cilat u fokusuan pjesëmarrësit në Konferencë e parë për luftimin e korrupsionit në Ballkanin Perëndimor. Ambasadorja e ShBA-së në Shkup, Angela Aggeler tha se, nuk nevojitet vetëm ndëshkimi, por edhe inkurajimi i luftës së përditshme për integritet.

Angela Aggeler, Ambasadore e SHBA-së

Duhet të përforcohen ata që zgjodhën të veprojnë dhe të luftojnë dhe jo të dorëzohen. Pikërisht përmes kësaj konference, përmes sjelljes së “kampionëve” në një vend, mund të krijohet rrjet i cili do të luftojë kundër korrupsionit nga pozicioni i fuqishë dhe besimit. Në Maqedoninë e Veriut u lansua një rrjet i ri gjyqësor në të cilin do të ndërlidhje profesionistë nga sektori penalo – juridik të cilët do të ndajnë përvoja, do të nxisin besim dhe do të mbështesin njëri – tjetrin”.

Zëvendëskryeministri për qeverisje të mirë, Arben Fetai tha se, korrupsioni është një forcë destruktive që minon sistemin dhe kërcënon vlerat bazë, duke kërcënuar sigurinë sociale të qytetarëve dhe integritetin e institucioneve. Në këtë drejtim, Fetai shtoi se, askush nuk do të ngelet i pa sanksionuar. Ai po ashtu, paralajmëroi plotësim të Kodit Penal, me qëllim harmonizimin e vjetërsimit të lëndëve me standardet evropiane.

Arben Fetai, Zëvendëskryeministër për qeverisje të mirë

Detyra jonë si qeveri është të krijojë mekanizmin e duhur për të parandaluar korrupsionin dhe për të siguruar llogaridhënie. Kjo do të jetë e mundur vetëm përmes refomave sistematike dhe përmes krijimit të institucione të cilat në mënyrë trasnparente do të punojnë për të mirën e publikut. Ne po zbatojmë revizione sistemore në të gjitha institucionet publike. Qëllimi është i thjeshtë, ne duhet të identifikojmë keqpërdorimet, të kërkojmë përgjegjësi për këtë dhe të sigurojmë që çdo veprim të ndërmerret në interesin më të mirë të njerëzve”.

Konferenca dyditore është organizuar Ambasada e SHBA-së në Shkup, në bashkëpunim me Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit. Konferenca ka për qëllim të nxit rrjet rajonal multisektorial të “liderëve në luftën kundër korrupsionit” – profesionistë nga qeveria, gjyqësori, shoqëria civile dhe sektori i biznesit të përkushtuar në luftën kundër korrupsionit.

Teuta Buçi /SHENJA/

MARKETING