(VIDEO) Konferencë e kompanisë A1 për mbrojtjen e biznesit në epokën digjitale

(VIDEO) Konferencë e kompanisë A1 për mbrojtjen e biznesit në epokën digjitale

“Mbrojtja e biznesit tuaj në epokën digjitale”, kjo ishte tema e  konferencës të organizuar nga kompania A1, që u mbajt sot në Filarmoninë e Maqedonisë, ku komuniteti i biznesit pati mundësinë të dëgjojë trendet dhe strategjitë e fundit në industrinë digjitale për të mbrojtur bizneset dhe organizatat nga sulmet kibernetike.

Në këtë event u  prezantuan edhe  statistikat dhe analiza evropiane dhe botërore, shembuj të sulmeve kibernetike, por edhe mjete dhe produkte që ofrojnë mbrojtje

Drejtorin ekzekutiv i Kompanisë ,,A1 Maqedoni”,  Metodija Mirçev, deklaroi se angazhimi i tyre  për të ofruar kyçje  në rrjetin optik më të shpejtë celular dhe superior, për të ofruar zgjidhjet më të mira të mundshme dixhitale  dhe zgjidhjet më të mira për mbrojtjen kibernetike, njihen nga përdoruesit e biznesit.

METODIJA MIRÇEV,DREJTOR EKZEKUTIV I KOMPANISË A1

“Ne sinqerisht shpresojmë që përmbajtja e pasur që u prezantua në konferencë nga ekspertë të shquar, njohuritë dhe përvojat e tyre që ata dhanë do të jenë të një rëndësie të paçmueshme për përdoruesit tanë të cilët nga ana e tyre treguan interes të madh për zhvillimet më të fundit dhe praktikat më të mira në sigurinë kibernetike”.

Drejtori Mirçev shpreson se përmbajtja e pasur që u prezantua në këtë  konferencë nga ekspertë, njohuritë dhe përvojat e tyre që ata dhanë do të jenë të një rëndësie të paçmueshme për përdoruesit e A1,  të cilët nga ana e tyre kanë treguar  interes të madh për zhvillimet më të fundit dhe praktikat më të mira në sigurinë kibernetike.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING