(VIDEO) Kompania “Top Bild”: Ndërtimi i bazës së asfaltit në Vizbeg sipas standarteve evropiane të mjedisit

(VIDEO) Kompania “Top Bild”: Ndërtimi i bazës së asfaltit në Vizbeg sipas standarteve evropiane të mjedisit

Kompania “Top Bild” ka reaguar pas protestave të banorëve të Vizbegut kundër ndërtimit të “bazës së asfaltit”. Kompania thekson se impjanti që tashmë kanë blerë dhe importuar në vend është krijuar nga një prodhues i njohur evropian në përputhje me direktivat dhe rregulloret evropiane për mbrojtjen e mjedisit, por mbi të gjithash konform legjislacionit të Maqedonisë së veriut. Kompania deklaron se baza të asfaltit janë instaluar në metropolet perëndimore të Parisit, Bolonjës, Milanos, Nju Jorkut etj, kryesish në zonat qendrore me popullsi të dendur.

KOMPANIA TOP BILD

Me përgjegjësinë më të madhe pohojmë para gjithë publikut se kemi marrë një leje ndërtimi të vlefshme në një procedurë plotësisht të ligjshme dhe të stërzgjatur për arsye se e njëjta palë ka shprehur dyshime për qëllimin dhe ka bërë presion si ndaj nesh si investitor vendas, ashtu edhe ndaj institucioneve që e kanë bërë, të mos i nënshtrohen sepse janë përballur me kërkesa për aplikim selektiv ose moszbatim të ligjeve”

Kompania deklaron se ky projekt mbështetet nga Banka Tregtare Evropiane, e cila mbështet ekskluzivisht projekte të blerta në përputhje me Programin Evropian për Mbrojtjen e Mjedisit Jetësor.

Shqetësimi i komunitetit në Vizbeg është i panevojshëm sepse tek ne ata fitojnë një fqinj të përgjegjshëm social dhe një partner të fortë në luftën për përmirësimin e infrastrukturës dhe mbrojtjen e mjedisit”, thekson kompania. /SHENJA/

 

MARKETING