(VIDEO) Komiteti Olimpik përplasë BDI-në dhe VLEN-in

(VIDEO) Komiteti Olimpik përplasë BDI-në dhe VLEN-in

Fjalë të ndryshme, por akuza të njejta. Përplasjet politike mes dy blloqeve shqiptare, BDI dhe VLEN kanë vazhduar me avazin e njejtë.  Objekt i akuzave edhe  këtë herë kanë qen “punësimet partiake” dhe përjashtimi etnik në institucionet shtetërore. Nga njëra anë, BDI denoncon “diskriminim alarmant”, ndërsa nga ana tjetër, VLEN reagon duke akuzuar BDI-në për hipokrizi dhe për keqpërdorime të së kaluarës.

Nga opozita BDI theksojnë se diskriminimi i shqiptarëve po ndodh edhe në Sport. Së fundmi, sipas tyre,  në Komitetin Olimpik , nga gjithsej 117 anëtarë, vetëm 4 janë shqiptarë.

BDI

“Edhe më alarmante është mungesa e plotë e shqiptarëve në organet kyçe:

  • Bordi Drejtues: 0 shqiptarë nga 11 anëtarë.
  • Këshilli Olimpik: 0 shqiptarë nga 11 anëtarë.
  • Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (SAS): 0 shqiptarë.
  • Komisioni i Etikës: 0 shqiptarë.
  • Komisioni i Sportistëve: vetëm 1 shqiptar nga 6 anëtarë.
  • Komisioni i Marketingut: vetëm 1 shqiptar nga 6 anëtarë.
  • Drejtoria Sportive: vetëm 1 shqiptar nga 5 anëtarë.
  • Kuvendi i KOK: vetëm 1 shqiptar nga 25 anëtarë me të drejtë vote”.

Ndërkaq, nga koalicioni VLEN, deklarojnë se BDI është në panik dhe ka nisur të publikojë vetë dështimet e veta, pasi sipas tyre, në këtë mënyrë,  BDI pranon se gjatë 20 viteve që ishte në pushtet, nuk ka bërë asgjë për pjesëmarrjen e shqiptarëve në këtë segment të shoqërisë.

VLEN

“Në vend që të punonit për integrim, përfaqësim të drejtë dhe mundësi për të gjithë, për 20 vjet u morët me biznes personal dhe pasurim. Tani, me këto deklarata, po tregoni se gjatë gjithë këtyre viteve nuk keni bërë asgjë. VLЕN për dallim nga ju, siguroi fonde …”.

Përndryshe, kjo nuk është hera e parë që partitë shqiptare në pushtet dhe opozitë përplasen ndërmjet vete në lidhje me punësimet.  Njëra palë shpërndan fotografi të personave që punësohen në institucione shtetërore, e tjera palë shpalosin shifra dhe numra konkretë, që sipas tyre, anashkalohen shqiptarët.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING