(VIDEO) Komisioni rekomandon mbajtjen e maskave në spitale dhe shtëpitë e pleqve

(VIDEO) Komisioni rekomandon mbajtjen e maskave në spitale dhe shtëpitë e pleqve

Bartja e detyrueshme e maskave mbrojtëse në objektet shëndetësore dhe shtëpitë e të moshuarve dhe ndalimi i vizitave në spitalet dhe shtëpitë që kujdesen për të moshuarit, janë rekomandimet e sotme të Komisionit për Sëmundje Infektive. Kryetari i Komisionit, Aleksandar Petliçkovski në konferencë për media pas seancës së Komisionit, tha se momentalisht ka rritje të numrit të të infektuarve me grip por se aktualisht nuk ka rrezik për gjendjen e përgjithshme të shëndetit publik.

ALEKSANDAR PETLIÇKOVSKI KRYETARI I KOMISIONIT PËR SËMUNDJET INFEKTIVE

 “Për sa i përket situatës së gripit, aktualisht kemi një rritje të numrit të rasteve krahasuar me javën e kaluar dhe në krahasim me numrin mesatar të rasteve në 13 vitet e fundit. Kemi hyrë në sezonën e gripit dhe duhet të mendojmë sërish për mbrojtjen e personave më të cenueshëm, pra të moshuarve mbi 65 vjeç, personave me sëmundje kronike dhe i ftojmë nëse nuk e kanë përfunduar vaksinimin në periudhën e fundit, të mbrohen tani me marrjen e vaksinës së gripit”.

Sa i përket kollës së mirë Petliçovski tha se në vend mbeten të regjistruara  dy raste.

ALEKSANDAR PETLIÇKOVSKI KRYETARI I KOMISIONIT PËR SËMUNDJET INFEKTIVE

Sa i përket kollës së mirë, mbetemi tek dy rastet, një vajzë e lindur në vitin 1984 dhe një foshnjë gjashtë muajshe, të dy rastet janë të pavaksinuar dhe janë në gjendje të mirë”.

Sipas Petliçovskit mbetemi në mbulimin me vaksinim me 83.9% dhe u bëri thirrje prindërve që të vaksinojnë fëmijët e tyre. Petliçkovski tha se sipas numrit të rasteve, gripi e kalon edhe Covid-in. Ai njoftoi se deri më sot nga gripi kanë vdekur gjashtë persona, të cilët nuk kanë qenë të  vaksinuar me vaksinën e gripit sezonal dhe disa prej tyre kanë qenë të moshuar me sëmundje shoqëruese.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING