(VIDEO) Klekovski: Pacientët kthehen në Koçani nga java e ardhshme

(VIDEO) Klekovski: Pacientët kthehen në Koçani nga java e ardhshme

Drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësor, Sasho Klekovski, tha se gjendja e të lënduarve është duke u përmirësuar, por ende nuk janë në gjendje për t’u liruar. Në gjysmën e dytë të javës së ardhshme, Klekovski tha se disa nga të lënduarit do të kthehen në Koçan, duke shtuar se numri i pacientëve në gjendje të rëndë kritike po zvogëlohet dhe ka rënë dukshëm.

SASHO KLEKOVSKI, DREJTOR I FONDIT PËR SIGURIM SHËNDETËSOR

Momenti i përmirësimit është numri i rasteve kritikë po zvoglohet, në fillim kishim mbi raste me pacientë në gjendje kritike, ndërsa herën e fundit kur isha këtu ishte rreth 10, tani janë 5 deri 6 raste, por pse nuk duhet të lirohemi, sepse mund të kemi edhe rrezik prej infeksioneve, andaj lufta nuk ka përfunduar, ka mundësi që pacientët që janë në gjendje të mirë t’ju përkeqësohet gjendja për shkak të rrezikut nga infektimi”.

Ndërkaq, zëdhënësja e Qeverisë, Marija Miteva, foli për aktivitetet e ndërmarra nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, ku në kontrollet e deritanishme Miteva tha se janë evidentuar një numër i madh licencash që do të hiqen me vendim, rreth 100.

MARIJA MITEVA, ZËDHËNËSE E QEVERISË

Në këtë ministri kompetente, kontrollet vazhdojnë gjatë gjithë ditës së djeshme dhe të sotme dhe deri në fund të ditës presim një raport të ri me informacion të detajuar për të gjitha kontrollet e bëra për këtë lloj licence”.

Miteva tha se dhimbja nga kjo tragjedi është e pamatshme, duke shtuar se do ta informojnë opinionin me kohë se si po ecin hetimet dhe si po i zbatojnë reformat dhe hapat e nevojshëm që janë obligim i Qeverisë.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING