(VIDEO) Këshilltarët e AKI-së: VLEN nuk votoi për projektet shqiptare
Koalicioni Aleanca Kombëtare për Integrim në Qytetin e Shkupit ka shpalosur disa nga rezultatet që, sipas tyre të arritura me angazhim dhe përkushtimin e tyre. AKI deklaroi se kanë kërkuar korrigjimin e tabelës në hyrjen lindore të Shkupit, ku mungonte gjuha shqipe dhe sipas tyre kryetari i Qytetit te Shkupit, Orce Gjorgjievski e ka pranuar publikisht këtë lëshim. Këshilltari nga AKI, Abdulselam Selami, theksoi se kanë kërkuar zgjidhje për vendkalimin në Bit Pazar. Ku siç theksoi Selami pas analizave dhe konsultimeve, do të legalizohet dhe do të pajiset me sinjalistikë adekuate dhe semafor përkatës.
ABDUL SELAM SELAMI, KËSHILLTAR I AKI-së
“Një prej betejave tona kryesore ishte Bulevardi “Hasan Prishtina”. E theksuam se kategorisht jemi kundër prekjes së tetë million eurove mjete te dedikuara para disa viteve për Bulevardin “Hasan Prishtina” dhe se qytetarët dhe bizneset kanë pritur shumë për këtë rrugë. Ne dhamë mund dhe djersë që asaj rruge t’i ndahen këto mjete dhe apelojmë deri tek kryetari i Qytetit të Shkupit që sa më parë të fillojë ndërtimi I Bulevardit “Hasan Prishtina”. Dorëzuam shtatë amandamente për Çairin, Sarajin, Nerezin e Epërm, pacientët onkologjikë, personat me nevoja të veçanta dhe shkollat e dëmtuara nga stuhia”.
Ndërkaq, Selami reagoi edhe për koalicionin VLEN duke theksuar se kur bëhet fjalë për deklarata. VLEN është gjithmonë i pranishëm dhe sipas tij kur kërkohet votë konkrete për Çairin dhe komunat tjera përreth, VLEN si gjithmonë mungon.
Këshilltari nga AKI njoftoi se nga puna e tyre u arrit që, të hapen biblioteka në kuadër të shkollave të mesme në Saraj dhe Çair dhe sic tha ai, të projektohet vazhdimi i ujësjellësit në Nerez të Epërm. Ai shtoi se nga 139 anëtarë të bordeve drejtuese dhe mbikëqyrëse të ndërmarrjeve dhe institucioneve të Qytetit, vetëm 23 janë shqiptarë, ku tha se ky nuk është përfaqësim i drejtë dhe adekuat.
Zebushe Ramadani /SHENJA/

