(VIDEO) Këshilli Gjyqësor është kritikuar për vendimin për hedhjen poshtë të nismës së KSHPK

(VIDEO) Këshilli Gjyqësor është kritikuar për vendimin për hedhjen poshtë të nismës së KSHPK

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit ka reaguar në lidhje me vendimin e Këshillit Gjyqësor për hedhjen poshtë të nismës së KSHPK-së për përcaktimin e përgjegjësisë së anëtarëve të Bordit Drejtues të Akademisë së Gjyqtarëve dhe Prokurorëve Publikë me arsyetimin se nuk është inicuar në kohë. Nga KSHPK thonë se procedura është iniciuar brenda afateve ligjore si dhe në kuadër të kompetencave të përcaktuara me ligj të Komisionit.

KSHPK

Konkretisht, Iniciativa për fillimin e procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë është dorëzuar në afat prej 15 ditësh nga pranimi i vendimit të fundit të Gjykatës së Lartë Administrative të Republikës së Maqedonisë së Veriut, lidhur me rastin konkret dhe në pajtim me Ligjin për Parandalimi i Korrupsionit. Përkundër kësaj duam të theksojmë se afati 15 ditor nuk është afat i detyrueshëm, është afat udhëzues, përkatësisht me mungesën e tij nuk humbet e drejta për të ndërmarrë një veprim të caktuar, sepse nuk ka asnjë dispozitë në Ligj që parasheh pasojat e mosveprimit pas atij afati”.

Ata theksojnë se për këtë vendim janë njoftuar vetëm përmes mediave, ndërsa pas pranimit zyrtar të vendimit do të përdoren të gjitha mjetet ligjore për ta kundërshtuar atë.

KSHPK

Në mënyrë të veçantë duam të theksojmë se imperativi më i madh në veprimin e Këshillit Gjyqësor duhet të jetë sanksionimi i personave të kallëzuar, duke qenë se të denoncuarit kanë vepruar në kundërshtim me ligjin, i cili është përcaktuar me vendim të KShPK-së dhe i vërtetuar nga Gjykata e Lartë Administrative e Republikës së Maqedonisë së Veriut, brenda afateve ligjore”.

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit e nisi iniciativën me 23 maj, për të gjitha organet kompetente për të përcaktuar përgjegjësinë e drejtorit, kryetarit dhe anëtarëve të Bordit Drejtues të Akademisë së Gjyqtarëve dhe Prokurorëve Publikë për shkak të shkeljes së Ligjit për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesit, si dhe Kodit Zgjedhor. Muaj më parë KSHPK kishte njoftuar se gjatë zgjedhjeve ka hapur një rast për punësimin në Akademinë për Gjyqtarë dhe Prokurorë Publikë, gjë që konstatuan se ishte në kundërshtim me ligjin dhe këtë e vërtetoi praktikisht gjykata e lartë administrative, të cilët e refuzuan ankesën e Akademisë për Gjyqtarë dhe Prokurorë Publikë.

Në prill të këtij viti Gjykata Administrative pranoi një padi nga Akademia e Gjykatësve dhe Prokurorëve Publik “Pavell Shatev” kundër vendimit të Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit, me të cilin KShPK konfirmon se Akademia i ka shkelur ligjet me atë që nuk e ka ndërprerë procesin e selektimit të kandidatëve.

Gjykata e shfuqizoi vendimin e KSHPK-së dhe ia ktheu lëndën organit të paditur për rivendim.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

 

MARKETING