(VIDEO) Kërkohet përgjegjësi nga Toshkovski dhe ministrat aktual për Koçanin

Me lot në sy e pankarta në duar për drejtësi, familjarët, miqt dhe të afërmit e viktimave nga Koçani marshuan në kryeqytet. Nga Prokuroria Themelore protestuesit marshuan drejt Kuvendit.
Edhe pse thuhej në disa versione, kërkesa e të gjithë pjesëmarrësve ishte që të ketë drejtësi dhe përgjegjësit të jenë në burg e jo në pozita udhëheqëse.
Përgjegjësi u kërkua edhe nga kryeministri Mickoski, ministri Pançe Toshkovski po edhe nga ish kryeministri Zaev e nga ish ministri Spasovski, ish ministrja Jankullovska dhe të gjithë ish ministrat e Policisë po edhe të ekonomisë duke nisur nga ai aktual. Për mungesën e drejtësisë së plotë, familjarët akuzuan edhe Prokurorinë
QYTETAR
Gjetën mjete financiare, para për të bërë anketë për rejtingun e tyre, 400 mijë euro, një ditë para se ne ti varrosim fëmijët tanë. Kot i keni edhe 400 miliard, të gjithë të jepni dorëheqje, t’i lironi institucionet shtetërore që i keni uzurpuar. Shteti jemi ne. Edhe Ministria e punëve të Brendshme, Pance Toshkovski, nga kur ai është në pozitë na thoshte se ka krim të madhë të kryer, nga kur është në detyrë, 28.01.2024 deri më tani, ku janë krerët e policisë që ai i vendosi a janë të arrestuar krerët e policisë që I vendosi struktura e tij, a janë arrestuar ata që janë aq përgjegjës sa vet Toshkovski.
Lotët dhe paknaqësia nuk u ndalën edhe kur protestuesit arritën para Kuvendit, e kërkesa e vetme ishte dorëheqje nga ministrat aktual po edhe nga vet deputetët.
QYTETAR
Toshkovski ti je personi që duhet të japë përgjegjës për këtë temë, ti e gënjeve një popull të tërë, duke bindur atë se do të merresh dhe do të zbardhësh kriminalitetin së bashku me prokurorin public. Sa më shpejtë dorëheqje dhe ec në shtëpi, sa më shpejtë sepse tin a gënjeve.
QYTETAR
Tregoni prej në cilin moment ju do të filloni të mbani përgjegjësi, sepse thoshit se licencat nuk janë dhënë në kohën tuaj. Gjithçka është gënjeshtër, keni gënjyer edhe ju. Vetëm fëmijët tanë mbetën të vdekur.
QYTETAR
Le të tregojnë kush u dha urdhër policëve nga një vend në tjetër nuk mundet një i punësuar të ndrroj urdhërin e ta prish aksionin deri në momentin kur të merr urdhër që duhet ta ndryshoj. Megjithatë ne mes rreshtash shohim se ministri akuzon zyrtarët policorë dhe thotë se ata janë fajtorë. Jo ministër, dihet nga ku ngordh peshku, nga koka, aty nga ku e marrin urdhërin.
QYTETAR
Fëmijët tanë vdiqën në emër të korrupsionit dhe padrejtësisë. Ata ishin të rinjë dhe të mbushur me energji. Cfarë licenca, cfarë leje, kush ka bërë matematika të tilla, vetëm para, para, para dhe asgjë tejtër dhe tani fëmijët tanë të mos jenë për tre ditë djali im do e kishte ditëlindjen do mbushte 25.
Para Kuvendit, qytetarët tentuan të takojnë deputetët të cilëve u kërkuan që të dalin jashtë. Takim qytetarët u kërkuan deputetëve opozitarë po edhe ato të pushtetit po edhe atyre shqiptar për të kërkuar përgjegjësi. Marshe protestuese ka pasur edhe më herët edhe në Koçan po edhe në Shkup.
Mevludin Imeri /SHENJA/