(VIDEO) Kërcënohet kryetarja e kushtetueses Dobrilla Kacarska?!

(VIDEO) Kërcënohet kryetarja e kushtetueses Dobrilla Kacarska?!

Në garazhën e kryetares së Gjykatës Kushtetuese është gjetur një krevet i improvizuar, thikë e mprehtë kuzhine. Rastin, Dobrilla Kacarska e ka paraqitur edhe në polici, përshkak të rrezikimit të saj eventual të sigurisë. Këtë e konfirmoi edhe zëdhënësja e kryetares Kacarska, Hristina Bellovska, e cila thotë se mbetet që organet ta verifikojnë nëse bëhet fjalë për ndonjë kërcënim apo rastësi. Ndërkaq, shtoi se Kacarska, në mënyrë të vazhdueshme gjendet në situata të siç thotë ajo të pakëndshme dhe incidente të vogla si dhe kërcënime në rrjete sociale, por nuk ka reaguar ndaj të njejtave, deri në rastin e fundit.

Hristina Bellovska, zëdhënëse e Gjykatës Kushtetutese

“Është e vërtetë që gjatë ditës së djeshme kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Dobrilla Kacarska ka paraqitur në stacion policor eventualisht rrezikim të sigurisë, pasi në vendin e saj privat të parkimit, në afërsi të vendbanimit të saj, në largësi rreth 200 metra prej veturës së saj, është gjetur thikë dhe disa mjete të tjera. Se a bëhet fjalë për ndonjë kërcënim apo ndonjë rastësi, lëmë që këto gjetje t’i vërtetojnë kompetentët”.

Disa media, rastin e lidhin me djegien e veturës së drejtorit të burgut të Idrizovës Zoran Jovanovskit, pasi ky i fundit ka qenë antar i trupit gjykues të Kacarskës në disa lëndë gjyqsore, siç është ajo e “27 prillit”. E pyetur nëse ka indicia për lidhshmëri mes këtyre dy rasteve, të cilat kanë ndodhur njëra pas tjetrës, Bellovska, thotë se këto pyetje duhet adresuar dikur tjetër.

Hristina Bellovska, zëdhënëse e Gjykatës Kushtetutese

“Një paralelizim të këtillë nga kjo pozitë, nuk mund të u’a them, këto pyetje duhet ti dërgoni në adresë tjetër. Më shumë informacione do të mund të merrni me siguri pas hetimit”.

Për rastin është njoftuar prokurori kompetent dhe mjetet janë marrë dhe janë dërguar për ekspertizë dhe po ndërmerren të gjitha masat e nevojshme për zbardhjen e rastit.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING