(VIDEO) Kërcënime apo gënjeshtra, Mickoski dhe Kovaçevski akuzojnë njëri-tjetrin

Një lloj kërcënimi është i drejtpërdrejtë, ndërsa i dyti përmes ndërmjetësve – kështu i përshkruan lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski presionet ndaj deputetëve të shumicës, për të cilat foli dje në Ohër. I pyetur se çfarë presionesh ka mbi deputetët e koalicionit qeverisës që do të mbështesin zgjedhjet dhe akuzimin e LSDM-së për “gënjeshtra”, Micskoski mbetet në të njejtat pretendime. Ai për Deutsche Ëelle tha se është i bindur se do të qëndrojnë konsekuent, sepse lufta për Maqedoninë e Veriut  është e paçmuar dhe kriminelët një ditë do të pendohen për atë që po bëjnë.

 HRISTIJAN MICKOSKI, KRYETAR I VMRO-DPMNE-SË

“Janë dy lloje kërcënimesh për të cilat jam i informuar – njëri është i drejtpërdrejtë, në kuptimin që ju dhe të dashurit tuaj do t’ju ndodhin gjëra të këqija nëse mbështesni zgjedhjet, dhe lloji i dytë i kërcënimeve është përmes ndërmjetësve të njerëzve të afërt me ata deputetë, të afërmit dhe miqtë e tyre. Është mirë që shumica inkurajohen dhe dëshmojnë drejtpërdrejt për një marrëdhënie të tillë”.

Sipas Mickoskit, disa nga deputetët e kërcënuar  janë të shtangur por edhe të zhgënjyer nga një qasje e tillë. Mickosi tha se kërcënuesit janë anëtarë të të njëjtave grupe, të cilët kanë ndërtuar një perandori biznesi për gjashtë vitet e fundit dhe janë të mbrojtur nga persekutimi dhe prekja e drejtësisë.

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYETAR I VMRO-DPMNE-SË

“Gjithnjë e më shumë deputetë e kuptojnë kompleksitetin e situatës dhe faktin se zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje e qëndrueshme e situatës. Në këtë drejtim, në përpjesëtim me rritjen e numrit të deputetëve që inkurajohen të flasin për nevojën e zgjedhjeve, po ndodhin presione brutale dhe do të thosha bandite nga grupet kriminale dhe informale në formën e frikësimit, si një mesazh i drejtpërdrejtë nga kryesia e LSDM dhe BDI”.

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, tha se numri i deputetëve të shumicës së  qeverisë të cilët inkurajohen të flasin për nevojën e zgjedhjeve të parakohshme është në rritje.

Medina Ajeti /SHENJA/

MARKETING