(VIDEO) Keqpërdorimi i detyrës, padi ndaj dy ish zyrtarëve të MPB-së

Drejtoria e Policisë Financiare ka bërë kallëzim penal për kepërdorim të pozitës zyrtare ndaj personit me inicialet Zh. T., i cilë është ndihmës i ministrit në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe kundër personit me inicialet A.S, udhëheqës i Departamentit të Prokurimit në MPB. Në kallëzimin e dorëzuar në Prokurorinë Publike për Ndjekjen e Krimit dhe Korrupsionit.
I denoncuari i parë dyshohet se nuk ka marrë vendim për prokurimin publik për servisimin e automjeteve në pronësi të Ministrisë së Brendshme.
Policia Financiare
“I dyshuari në këtë mënyrë ka rrezikuar sigurinë e punonjësve të MPB-së, gjë që ka sjellë automjetet në gjendje defekti dhe pamundësi që të njëjtat të servisohen. Kështu me vetëdije i ka lejuar që automjetet të dëmtohen rëndë, duke pasur për qëllim që të zbatohet procedurë emergjente dhe të favorizohen vetëm disa operatorë të caktuar”.
Ndërkaq për të denoncuarin e dytë, nga policia informuan se ai nuk e ka zbatuar obligimin që të zbatojë vendimet e eprorit të tij.
Policia Financiare
“I denoncuari i dytë A. S. nuk ka lejuar operatorët e tjerë ekonomikë të interesuar të marrin pjesë në të njëjtën procedurë, bazuar në atë që i denoncuari i parë Zh. T. ka lidhur marrëveshje kornizë pas procedurës urgjente me negocim pa shpallje të thirrjes, në të cilën i pandehuri i parë së bashku me të pandehurin e dytë kanë mundësuar përfitime pasurore të kundërligjshme për bartësit e prokurimit, 9.440.000,00 denarë individualisht për secilin, gjegjësisht në total 47.200.000,00 denarë me TVSH”.
Kujtojmë se pak ditë më parë, Policia Financiare ngriti padi kundër një udhëheqësje të një kompanie nga Shkupi pasi ka dëmtuar buxhetin e FSSH-së me 140 mijë euro.
Anida Murati /SHENJA/