(VIDEO) KE-ja siguroi 50 milionë euro ndihmë makrofinanciare për Maqedoninë e Veriut

(VIDEO) KE-ja siguroi 50 milionë euro ndihmë makrofinanciare për Maqedoninë e Veriut

Komisioni Europian ka siguruar 50 milionë euro kredi për Maqedoninë e Veriut këtë javë. Ky është kësti i parë i operacionit të Ndihmës Makro- Financiare (NMF) në vazhdim për vendin. Siç ka bërë të ditur sot Komisioni Evropian, këto fonde duhet të sigurojnë mbështetje shtesë për Maqedoninë e Veriut, ekonomia e së cilës është prekur seriozisht nga kriza energjetike e shkaktuar nga pushtimi rus në Ukrainë.

KOMISIONI EVROPIAN

Kjo ndihmë do të mbështesë stabilitetin makro-ekonomik dhe do të sigurojë reforma të mëtejshme në lidhje me programin e vazhdueshëm të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Maqedoninë e Veriut. Gjithashtu do të ndihmojë Maqedoninë e Veriut të përparojë në rrugën e saj evropiane”.

Sigurimi i kësaj mbështetje vjen pasi Komisioni konstatoi se Maqedonia e Veriut kishte përmbushur angazhimet përkatëse të politikave të akorduara me BE-në për lirimin e kësitit të parë. Nga të dhënat thuhet se Maqedonia e Veriut ka arritur përparim në fushën e financave publike duke krijuar kështu një Këshill të Pavarur Fiskal dhe duke forcuar menaxhimin e investimeve publike.

KOMISIONI EVROPIAN

I gjithë ky veprim i përgjithshëm makro-financiar në Maqedoninë e Veriut vlen deri në 100 milionë euro në kredi, ndërkaq kësti i tjetër me të njejtën shumë mbetet në dispozicion në varësi të progresit në kushtet e politikës së akorduar”.

Ndihma Makro-Financiare është pjesë e angazhimit të BE-së me vendet fqinje si dhe në dispozicion për vendet e zgjerimit dhe BE-së që kanë probleme të rënda të bilancit të pagesave.

Propozimi i Komisionit për këtë veprim të NMF-së për Maqedoninë e Veriut u miratua nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli Evropian më 12 korrik 2023. Në përgjithësi, që nga viti 2020, BE-ja ka paguar rreth 210 milionë euro në mbështetje të NMF-së për Maqedoninë e Veriut, duke përfshirë edhe pagesen e tanishme prej 50 milionë eurove. /SHENJA/

 

MARKETING