VIDEO/ ‘Ke dashur ta bësh këtë prej 25 vitesh’, Lebron James godet arbitrin në parket

VIDEO/ ‘Ke dashur ta bësh këtë prej 25 vitesh’, Lebron James godet arbitrin në parket

Sfida e tretë e gjysmëfinales Play-Off mes Los Angelos Lakers dhe Denver Nuggets përfundoi sërish me fitoren e këtyre të fundit me shifrat 119-108, duke e çuar serinë në 3-0. Sfida dhuroi shumë momente pikante, por një nga më të sikletshmet ishte gjakosja e arbitrit Scott Foster.

Gjatë një kundërsulmi të Lakers, Lebron James u përplas me arbitrin veteran (arbitron prej 29 sezonesh në NBA) duke e gjakosur në mënyrë të pavullnetshme. Ylli i Lakers u afrua menjëherë për të parë se çfarë ndodhi me arbitrin teksa Foster e kaloi lehtë, madje edhe duke bërë shaka teksa i tha James se ai prej 25 vitesh është përpjekur ta gjakosë atë dhe më në fund e gjeti mënyrën.

MARKETING