(VIDEO) Katër persona të shtruar në spital me kollë të keqe, 27 raste të reja

(VIDEO) Katër persona të shtruar në spital me kollë të keqe, 27 raste të reja

Raporti I Institutit të Shëndetit Publik tregon se në vend janë regjistruar 27 raste të reja me kollën e keqe, katër prej të cilëve janë shtruar në spital. Sipas të dhënave të Institutit shihet një rënie prej 41.3 për qind krahasuar me raportin e javës së kaluar. Shumica e të infektuarve janë në qytetin e Shkupit duke filluar prej fëmijëve një muajsh deri tek personat me moshë 54 vjeçare. Ndërkaq, numri më i madh i rasteve janë regjistruar tek fëmijët nga 10 vjet deri në 14 vjec.

INSTITUTI I SHËNDETIT PUBLIK

“Kurba epidemike tregon se shfaqja e rasteve të reja të kollës së keqe filloi në javën e parë të vitit 2024. Sipas të dhënave nga evidenca e regjistrimeve, për një periudhë shtatëditore nga e hëna në të dielë, ka një rritje të vazhdueshme të rasteve në baza javore, deri në javën e 12-të. Nga java e 12-të, me variacione të vogla, numri i rasteve të raportuara është në rënie”.

Deri më 25 prill, siç theksohet nga Instituti i Shëndetit Publik, janë raportuar 516 raste me kollën e keqe, nga këto raste, 73 persona janë shtruar në spital dhe 59 prej tyre ishin nën moshën katër vjeçare.

Ndërkaq, në periudhën nga 18 janari deri më 25 prill të këtij viti janë aplikuar 42.857 doza të vaksinave kundër kollës së keqe. /SHENJA/

 

 

MARKETING