(VIDEO) Kaos në transportin urban të kryeqytetit, qytetarët presin gjatë nëpër stacione

Mungesa e autobusëve po vazhdon të shkaktojë pakënaqësi tek qytetarët. Ankohen se presin me minuta të gjata në stacione, ndërsa shpeshherë oraret nuk respektohen. Situata bëhet edhe më e vështirë kur numri udhëtarëve është i madh dhe mjetet e transportit publik nuk janë mjaftueshëm. Pasiguria në oraret, mungesa e informacionit kanë krijuar jo vetëm pakënaqësi, kaos në lëvizjen e përditshme dhe jo durim tek qytetarët.
QYTETAR
‘’Ska pasë,deri tani kemi prit 2-shin, ska pasë tani nuk hypa meniher hala presim/për 56 vin ama për 2-shin vonohen a për 56 n’rregull vjen/po duhet me’’.
QYTETAR
‘’Nuk ka aspakt mjaftueshëm, boll jemi te prit po ska mjaftueshëm autobusë aspak/vonesa shumë ka jo pak me gjithë se 1 or, 1 or e gjysëm, shumë ka/duhet me pas më shumë më tepër’’.
Qytetarët vazhdojnë të tregojnë problemin me autobusë dhe lodhja e tyre duke pritë në stacione ishte e dukshme.
QYTETAR
‘’Jo ska hiq vallahi autobusë për fshatin Bojanë autobusët mungojnë shumë pa hesap/ ka vonesa sa të duash/duhet me pas edhe at më shumë se përpara kur ishte komunizmi dhe Jugosllavia kemi punu punë shteti jemi kënaq tashti autobusi fshatin Bojanë nuk ka’’.
QYTETARE
‘’Nuk ka as 19 as 8-she,/vështirë/ ashtu duhet po’’.
Kurse këtë mëngjes, Ndërmarrja e Transportit Publik, informoi se kishin marrë sasi të caktuara nafte, të cilat janë të mjaftueshme për dy ditë. Dhe shtoi se qytetarët nuk duhet të shqetësohen, dhe se orari i NTP po funksionon pa ndërprerje dhe autobusët po operojnë rregullisht në të gjitha linjat. Ndërkaq të hënën kompania Pucko Petrol njoftoi se do të pezullojë furnizimet me karburant. /SHENJA/