(VIDEO) Kandidaturat për kryeprokurorin ende nuk kanë arritur në këshill

(VIDEO) Kandidaturat për kryeprokurorin ende nuk kanë arritur në këshill

Propozimi për 5 kandidatët që konkurojnë për pozitën e shefit të Prokurorisë Publike, ende po “udhëton”, nga Qeveria në Këshillin e Prokurorëve. Sapo të arrijnë tek ata, kryetari i Këshillit të Prokurorëve Bashkim Besimi tha se do të japin mendimin e tyre në afat prej 15 ditësh.  Ndërsa, tani theksoi se nuk mund të jap qëndrim të përgjithshëm për kandidatët.

Bashkim Besimi, kryetar i Këshillit të Prokurorëve

“Deri në këtë moment, propozimi me kandidatët e paraqitur në Thirrjen Publike ende nuk ka arritur tek Këshilli i Prokurorëve. Kur të arrijë, ne në afat prej 15 ditësh do të japim një përgjigje në lidhje me kandidatët”.

I pyetur nëse pret që Parlamenti ta dëgjojë Këshillin e Prokurorëve Publikë, Besimi sqaroi se, në përputhje me Ligjin për Prokurorinë Publike, ata ia dërgojnë Qeverisë mendimin e tyre në lidhje me kandidatët dhe më pas, pasi ajo të përcaktojë një kandidat, ia paraqet propozimin Parlamentit për përzgjedhje.

Bashkim Besimi, kryetar i Këshillit të Prokurorëve

“Qeveria, në përputhje me ligjin, do të ofrojë një kandidat. Ne mund të ofrojmë dy ose tre ose një, por Qeveria është ajo që ia bën propozimin Kuvendit. Nëse ne, në praktikë, japim një mendim pozitiv për tre kandidatë, Qeveria do t’i propozojë një kandidat Kuvendit. Kjo nëse japim një mendim pozitiv. Nëse japim një mendim negativ, atëherë kuptohet që Qeveria nuk mund t’i propozojë një kandidat Kuvendit”.

Të martën Qeveria njoftoi se në seancë është arritur konkluzion sa i përket kandidatëve dhe se i njejti do t’i dorëzohet Këshillit të Prokurorëve.

Edhe pse emrat e 5 kandidatëve që garojnë për pozitën e shefit të Prokurorisë Publike janë përfolur jozyrtarisht nëpër media, as Kuvendi dhe as Qeveria nuk i ka publikuar emrat e tyre.

Njëri nga 5 kandidatët duhet ta pasoj pozitën e Lupço Kocevskit, i cili në dhjetor të vitit që shkoj dha dorëheqje të parevokueshme, pak para se të niste seanca e Kuvendit në të cilën do të diskutohej shkarkimi i tij.

Deri në përzgjedhjen e tij, funksionin e ushtruesit të detyrës e ushtron prokurorja Anita Topollova-Isajllova, por sipas ligjit, ajo këtë pozitë nuk mund ta ushtroj më shumë se gjashtë muaj.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING