(VIDEO) Kandidatët për president po bëjnë thirrjet e fundit për t’i votuar, akuzojnë njëri tjetrin për regjim hibrid

(VIDEO) Kandidatët për president po bëjnë thirrjet e fundit për t’i votuar, akuzojnë njëri tjetrin për regjim hibrid

“8 maji është data kyçe kur do të vendoset nëse vendi do të ecë përpara apo do të kthehet në një regjim të ri”. Kështu tha kandidati për president, Stevo Pendarovski, i mbështetur ngaLSDM, në takimet me qytetarët në komunën e Shtipit. Ai u shpreh se nuk ka vend për dëshpërim, por se në 8 maj Maqedonia demokratike duhet të bëjë revolucion demokratik.

STEVO PENDAROVSKI, KANDIDAT PËR PRESIDENT

“Në 8 maj duhet të bëjmë një mobilizim maksimal për të parandaluar rikthimin e regjimit. Sipas të gjitha specifikave, politike, logjistike e të tjera, ato do të jenë regjimi numër dy dhe pas kësaj nuk do të ketë zgjedhje demokratike. Ju garantoj se një numër i konsiderueshëm i votuesve tanë potencialë prisnin raundin e dytë për të votuar, sepse më 8 maj do të vendoset fituesi i zgjedhjeve. Maqedonia demokratike patjetër duhet të bëjë revolucion demokratik dhe me rrethimin e numrit 1, të mundësoj që shumicë që do t’i lejoj shtetit të vazhdoj të ecë në këtë rrugë”.

Kandidatja e mbështetur nga VMRO-DPMNE Gordana Siljanovska Davkova, i bëri thirrje qytetarëve që siç tha ajo së bashku të ndërmarrin përgjegjësi për rikthimin e respektit sepse vendi sipas saj gjendet në një krizë demokratike.

GORDANA SILJANOVSKA, KANDIDATE PËR PRESIDENTE

“Jemi në një krizë të rëndë demokratike, kemi një regjim hibrid, me varfërinë e padurueshme të numrit më të madh të qytetarëve, kundër oligarkisë super të pasur, të tërbuar. Le të jetë kjo ditë një frymëzim për të gjithë ne, për të mos hequr dorë nga vizioni i ndryshimeve që nga themelet e shoqërisë e lart”.

Siljanovska, do ti drejtohet qytetareve nga Velesi, përmes një tribune të quajtur “Kategoritë e rrezikuara të qytetarëve”.  /SHENJA/

 

MARKETING