(VIDEO) Kandidatët e Vrapçishtit intensifikojnë takimet me banorët e Gostivarit
Kandidatët për kryetarë komunë të Vrapçishtit kanë vazhduar me aktivitetet e tyre parazgjedhore. Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, bashkë me deputeten Ilire Dauti, përfaqësues dhe anëtarë të partisë, morën pjesë në shtabin e Zulhajrat Demirit, në Dobërdoll dhe Gradec. “Komuna e Vrapçishtit po bëhet me një kryetar siç e meriton, njeri besnik e të fjalës, të punës dhe sukseseve. Fitorja e Zulit do të jetë sihariqi më i mirë fillimisht për vetë banorët e kësaj komune. Ata e njohin më së miri, sepse ata vetë e kërkuan dhe tani bashkë po punojnë me vendosmëri për këtë fitore”, ka shkruar Ziadin Seka në postimin e tij pas takimit.
Edhe Kryetari i komunës së Çairit dhe njëherit njëri nga liderët e VLEN-it, Izet Mexhiti ka njoftuar se ka takuar banorët e komunës së Vrapçishtit, ku koalicioni VLEN shpreh mbështetje të plotë për kandidatin e pavarur për kryetar komune, Zulhajrat Demiri.
Kandidati për kryetar komune nga radhët e AKI-së për komunën e Vrapçishtit, Isen Shabani përmes një postimi ka ndarë pamje nga pritje miqësore në fshatin Dobërdoll të kësaj komune nga ku edhe kanë dërguar porosi se dita e 11 janarit po afron. “Takim i ngrohtë me shokë e miq në Dobërdoll. Faleminderit për mikpritjen dhe përkrahjen e sinqertë. Së bashku drejt Fitores së Madhe”, ka shkuar Shabani. ndërkaq, gjatë ditës Shabani ka takuar edhe banorët e fshatit Toplicë ku ka shpalosur për të dytën herë programin e tij parazgjedhor për investime në katër vitet e ardhshme. Infrastruktura, asfaltimi i rrugëve dhe trotuareve në fshatrat e malësisë së Vrapçishtit do të jenë prioritet I tij. /SHENJA/

