(VIDEO) Kampi politik shqiptar, VLEN akuzoi Frontin për “blerje të fitores”

(VIDEO) Kampi politik shqiptar, VLEN akuzoi Frontin për “blerje të fitores”

Pas shpalljes së fitores në zgjedhjet presidenciale nga kandidati i Frontit Europian, Bujar Osmani, kryetarët e  të gjitha partive politike që përbëjnë këtë front, u nisën drejt sheshit të Tetovës, ku atje vetëm se kishte filluar të festohet nga simpatizantët e tyre.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, i falënderoi të të gjithë qytetarët për siç tha,  besim e dhënë dhe deklaroi se ai  kapitull u mbyll me sukses, me mbi 40 mijë vota epërsi, duke shtuar  se më 8 maj  sipas tij, do të thellohet fitorja. Ahmeti nga sheshi theksoni  se Fronti Europian  është një mision, i cili ndryshon rrjedhat politike dhe  gjeostratgjike në rajonin e Ballkanit Perendimor.

ALI AHMETI,KRYETAR I BASHKIMIT DEMOKRATIK PËR INTEGRIM 

“Ky kapitull u mbyll me suksesin më të madh, dallimi midis dy konkurrentëve është  është mbi 40 mijë, në të gjithë komunat fitojmë bindës, por më shumë më ka gëzuar fitorja në Tetovën time, sepse unë që 23 vite jetoj këtu”.

Ne jemi fitues të votës shqiptare dhe jo si BDI me vota të komunitetëve të tjera. Kështu deklaroi kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, i cili foli mbrëmë në emër të VLEN-it, cili po ashtu falënderoi të gjithë qytetarët për mbështetjen.

BILALL KASAMI, KRYETAR I LËVZJES BESA

“Jemi fitues të votës shqiptare. BDI ka blerë votat e komuniteteve. BDI me këto sjellje humbi legjitimitetin për shqipatrët. Më 8 maj në fitojmë dhe BDI-në do ta mundim. BDI mbron vlerat kriminale. Ja vlejti sot dhe do të ja vlej gjithmonë”.

Kasami,  deklaroi se do të japin maksimumin dhe se do ta përmbysin rezultatin e këtyre zgjedhjeve më 8 maj, atëherë kur janë edhe zgjedhjet parlamentare. Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING