(VIDEO) Kacarska: Gjatë mandatit trevjeçar çdo javë kam qenë e kërcënuar

(VIDEO) Kacarska: Gjatë mandatit trevjeçar çdo javë kam qenë e kërcënuar

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Dobrila Kacarska, thujase çdo javë ka marrë kërcënime, dhe  kjo ka zgjatur disa vite, por kohë më parë ka vendosur t’i raprtojë këto kërcënime pasi kanë filluar të shpeshtohen. Këtë e bëri të ditur Kacarka sot në konferencën për media kushtuar përfundimit të mandatit të saj në Gjykatën Kushtetuese.

Dobrilla Kacarska, kryetare e Gjykatës Kushtetuese

“Këto janë kërcënime që I kam denoncuar, por kam disa vite që kam pësuar kërcënime. Nuk kalon asnjë javë pa marrë një kërcënim. Jam sulmuar edhe fizikisht, por asnjëherë nuk e kam denoncuar sepse kam menduar se është një rast i izoluar. Nuk doja të rëndoja as publikun, as organet ligjzbatuese, por duke qenë se ato janë bërë më të shpeshta, vendosa të raportoj. Nuk e di nëse kërcënimet do të vazhdojnë”

Para dy jave, gjykatësja ka raporuar në polici se ka gjetur një shtrat të improvizuar dhe një thikë para garazhit të saj nëntokësor në qendër të Shkupit. Më pas ka pasur një sulm verbal.

Ndërkaq, akti që rregullon punën në Gjykatën Kushtetuese dhe mënyrën se si qytetarët mund të ankohen, rritja e buxhetit, zvogëlimi i numrit të çështjeteve të vjetra, kapaciteti i plotë i Gjykatës Kushtetuese dhe rritja e transparencës, ishin disa nga temat të cilat Kacarska i theksoi si arritje në mandatin e saj trevjeçar që përfundon më 2 qershor.

E pyetur se çfarë prejt nga pasardhësi i saj, ajo tha se prejt që Gjykata të vazhdojë të jetë e përditësuar, të veprojë për të gjitha rastet pavarësisht se kush e ka nisur iniciativën.

Pasardhësi i saj, do të zgjidhet nesër. Ndërsa, mandati i kryetarit të Gjykatës Kushtetuese është tre vjet, pa të drejtë rizgjedhje.

Linda Ebibi /SHENJA/

MARKETING