(VIDEO) Jep dorëheqje Salim Sulejmani, partia e Taravarit humb një deputet

Aleanca për Shqiptarët e Arben Taravarit mbetën me një deputet më pak, ndërsa koalicionit VLEN, i shtohet një deputetë, kjo pasi deputeti i ASH-së, Salim Sulejmani ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet në parti, por edhe nga pozita e deputetit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut. Vendimi i fundit i Taravarit për t’u larguar nga VLEN-i dhe nga ekzekutivi, Sulejmani thotë se është devijim i plotë i Aleancës për Shqiptarët nga kjo frymë politike, dhe një largim i hapur nga qëllimet për të cilat janë bashkuar me koalicionin VLEN.
MARKETING
SALIM SULEJMANI, ISH-DEPUTET I ASH-SË
“Afrimi me BDI-në në prag të zgjedhjeve lokale ka sjellë një devijim të rëndë nga parimet për të cilat ishim angazhuar. Ky bashkëpunim politik është një shkelje e premtimeve tona dhe e përfaqësimit që qytetarët shqiptarë meritojnë. Ky veprim për mua është i papranueshëm, pasi nuk mund të jem pjesë e një aleance që bëhet për arsye të interesave të ngushta politike e me njerëz të përmendur në lista të zeza ndërkombëtare për përfshirje në afera të rënda”.
Ndërkaq, pas dorëheqjes së Salim Sulejmanit nga pozita e deputetit, ajo që pritet të zëvendësoj deputetin Sulejmani është Valbona Adili Emini. Emini ka qenë e dyta në listën për kandidatë për deputetë në njësinë zgjedhore numër 5, ndërsa vjen nga radhët e Lëvizjes BESA.
Koalicioni VLEN tani më gjithsej 10 deputetë, ndërsa ASH-së së Taravarit do t’i pamundësohet krijimi i grupit parlamentar, pasi me numrat aktual, më pak se 5 deputetë, nuk mund të krijojë grup parlamentar në Kuvend.
Samir Mustafa /SHENJA/