(VIDEO) Janev: Qytetarët të raportojnë rastet e korrupsionit

(VIDEO) Janev: Qytetarët të raportojnë rastet e korrupsionit

“Problemet që i kemi të gjithë ne si qytetarë dhe që janë të gjeneruara si korruptive, duhet t’u japim fund. Këto të mos jenë fjalë deklarative, por të kalojmë në aksion”. Kështu deklaroi drejtori i Byros për Siguri Publike Aleksandar Janev, me rastin e nisjes së fushatës “0 korrupsion- Le të jetë e vërtetë”. Kjo fushatë e cila ka për qëllim që ta rris vetëdijen tek qytetarët për rëndësinë e denoncimit të korrupsionit dhe t’i inkurajoj ato që të ndërmarrin hapa aktive në luftën kundër kësaj dukurie negative, sipas drejtorit Janev do të mundësoj reagim të shpejtë.

MARKETING

ALEKSANDAR JANEV, DREJTOR I BYROS PËR SIGURI PUBLIK

“Detyra jonë është të krijojmë besim tek qytetarët, t’i inkurajojmë ata të jenë pjesë e zgjidhjes dhe t’u mundësojmë atyre të raportojnë rastet e korrupsionit në mënyrë të sigurt dhe efektive. Unë besoj se do të sigurojmë koordinim efikas dhe reagim të shpejtë në mënyrë që t’i përpunojmë dhe sanksionojmë ato në kohën më të shkurtër të mundshme”.

Mojca Kuzmiçki, eksperte e antikorrupsionit theksoi se fokusi kryesor i kësaj fushate është ngritja e vetëdijes dhe ndërtimi i besimit.

MOJCA KUZMIÇKI, EKSPERTE E ANTIKORRUPSIONIT

”Sot nuk po prezantojmë thjesht një fushatë tjetër, po prezantojmë një iniciativë jetësore, e cila përqendrohet në parandalimin përmes ndërgjegjësimit, edukimit dhe përfshirjes aktive të qytetarëve në luftën kundër korrupsionit, e cila nuk është detyrë vetëm e një institucioni. Është një përgjegjësi e përbashkët e të gjithë shoqërisë”.

Fushata, është pjesë e projektit “Mbështetja e BE-së për Sundimin e Ligjit”, e financuar nga Bashkimi Evropian dhe e zbatuar në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING