(VIDEO) Izet Mexhiti: Nuk kemi biseduar kush do të jetë në vend të Kocevskit

(VIDEO) Izet Mexhiti: Nuk kemi biseduar kush do të jetë në vend të Kocevskit

erisa procedura e shkarkimit të prokurorit publik Lupço Kocevskit është në proces, po vijojnë deklaratat politike për këtë çështje. I pyetur se kush do ta pasoj prokurorin Kocevski në rast se ai shkarkohet, zëvendëskryeministri Izet Mexhiti thotë se me partnerin e koalicionit nuk bisedojnë për emra, sepse për ata me rëndësi është që në këtë pozitë të ketë profesionist.

Izet Mexhiti, zv/kryeministër

“Në princip nuk flasim për emra, por flasim për atë që duhet të jetë profesionist, i përkushtuar, i cili duhet të kontriboj që të kthehet besimi i qytetarëve në gjyqësor dhe prokurori”.

Në rast se Ministria e Drejtësisë e përgatit iniciativën për shkarkimin e Kocevskit deri në mbajtjen e seancës së ardhshme në Qeveri, gjegjësisht deri të martën tjetër, Mexhiti tha se do ta vendosin në rend dite këtë çështje.

Ndërkaq, partnerët e tij të koalicionit janë të prerë, se Kocevski duhet të shkarkohet sepse nuk i ka shërbyer ligjërisht rolit të cilin e ka.

Brane Petrushevski, VMRO

“Lupço Kocevski e ka pamundësuar drejtësinë, 0% realizim dhe ka ndërprerë plotësisht procedurat. Lupço Kocevski si shef i Prokurorisë Publike ka treguar se është person i dëgjueshëm i LSD-së. Lupço Kocevski i ka vendosur metastazat e LSD-së në gjyqsor që ato të shpërndahen”.

Në seancën e fundit të Qeverisë, kjo e fundit e angazhoi Ministrinë e Drejtësisë të dorëzoj propozim për shkarkim të prokurorit Kocevski. Propozimi më pas duhet të dorëzohet tek Këshilli i Prokurorëve, aty ku duhet të krijohet mendim pozitiv ose negativ për këtë propozim dhe këtë duhet ta bëjë në afat prej 15 ditësh.

Emine Ismaili /SHENJA/

 

 

MARKETING