(VIDEO) Iva Mihajllova do të gjykohet në mungesë

(VIDEO) Iva Mihajllova do të gjykohet në mungesë

Me propozim të Prokurorisë Themelore Publike në Koçan, Iva Mihailova, e akuzuar për vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion, do të gjykohet në mungesë. Arsyeja, siç bëjnë të ditur nga Prokuroria, është se ajo nuk është e qasshme për organet shtetërore. Më 12 tetor, mediat bullgare kanë publikuar se Mihailova ndodhet në Bullgari, edhe pse më herët i ishin konfiskuar të dy pasaportat –ajo maqedonase dhe bullgare, si pjesë e masave parandaluese që synonin të pengonin largimin e saj nga shteti.

MARKETING

Shik.mk

Kurse në një deklaratë për televizionin bullgar BTV, ajo tha se kishte vendosur të largohej për në Bullgari për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, si dhe se këtë e kishte bërë me dokumentet e saj të identifikimit. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë, nuk është evidentuar dalje legale e Mihailovës nga shteti.

Për momentin nuk dihet se në ç’mënyrë Mihailova e ka kaluar kufirin mes Maqedonisë dhe Bullgarisë, përkatësisht si është larguar nga shteti. Pasi pala bullgare theksoi kufizimet kushtetuese dhe ligjore për ekstradimin e saj, kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëroi se çështja do të ngrihet para partnerëve në NATO dhe Bashkimin Evropian.

Kujtojmë se kundër Mihailovës, banore e Koçanit me shtetësi maqedonase dhe bullgare, po zhvillohet procedurë për një aksident komunikacioni me pasoja fatale, i cili ndodhi vitin e kaluar në rrugën ekspres Koçan–Shtip./SHENJA/

MARKETING