(VIDEO) ISHP: Shmangni ekspozimin në diell midis orës 11:00 dhe 17:00

(VIDEO) ISHP: Shmangni ekspozimin në diell midis orës 11:00 dhe 17:00

Me temperaturat që pritet të kalojnë 40 gradë celsius këto ditë, Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) u bën thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm dhe të ndjekin rekomandimet për mbrojtje nga temperaturat e larta.

MARKETING

Description of image

ISHP këshillon të shmangni ekspozimin direkt në diell dhe aktivitetin fizik jashtë midis orës 11:00 dhe 17:00, kur rrezatimi diellor është më i fortë.

ISHP

“Kur jeni jashtë, rekomandohet të vishni rroba të lehta dhe të ndritshme, një kapelë me strehë të gjerë dhe syze mbrojtëse. Nëse është e mundur, është mirë të qëndroni në dhoma me ajër të kondicionuar, dhe nëse duhet të jeni jashtë, bëni pushime të shpeshta në hije. Qytetarëve u këshillohet të pinë rregullisht lëngje, veçanërisht ujë, pa pritur derisa të ndiheni të etur”.

ISHP paralajmëron që fëmijët, të moshuarit ose kafshëve shtëpiake të mos lihen në automjete të parkuara, pasi temperatura brenda tyre mund të arrijë nivele të rrezikshme në një kohë të shkurtër.

Kujdes i veçantë rekomandohet për personat me sëmundje kronike, veçanërisht sëmundje kardiovaskulare, pulmonare dhe neurologjike. Ata duhet të marrin rregullisht terapinë e përshkruar dhe të konsultohen menjëherë me mjekun e tyre të kujdesit parësor në rast të ndonjë ndryshimi në gjendjen e tyre shëndetësore. /SHENJA/

MARKETING